Katy Perry i bashkohet Sunny Hill Festival

5 Min Read
sunny hill

Sunny Hill është një nga projektet me të cilat Dua Lipa mbetet më e lidhur me Kosovën. Me kalimin e viteve, festivali është rritur nga një iniciativë e familjes Lipa në një ngjarje që sjell në Prishtinë artistë, publik dhe vëmendje ndërkombëtare.

Edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival do të sjellë edhe Katy Perry, një nga emrat më të njohur të muzikës pop ndërkombëtare.

Njoftimi u bë përmes një videoje të publikuar nga vetë Dua Lipa në rrjetet sociale, ku artistja shfaqet në një video-call me Katy Perry. Në bisedën mes tyre, këngëtarja amerikane konfirmon se do t’i bashkohet Sunny Hill Festival, duke e kthyer njoftimin në diçka më personale sesa një shpallje klasike line-up-i.

Për shumë artistë ndërkombëtarë, Dua Lipa është sot një nga figurat më me ndikim të industrisë botërore të muzikës dhe në një farë mënyre, festivali duket se po mbledh një seri bashkëpunimesh nga fama dhe besimi që artistja ka ndërtuar gjatë viteve. Ardhja e Katy Perry është një nga shembujt më të qartë të kësaj. Me një karrierë që ka shënuar muzikën pop të dy dekadave të fundit, Perry mbetet një nga artistet më të njohura të brezit të saj, me hite që kanë kaluar kufijtë e tregut amerikan.

Ndërkohë që mediat ndërkombëtare vazhdojnë të raportojnë për martesën e fundit të Dua Lipës me aktorin Callum Turner dhe festimet që pritet të zhvillohen në Itali, artistja duket se nuk e ka lënë në plan të dytë projektin që e lidh më drejtpërdrejt me Kosovën.

Sunny Hill sot është më shumë sesa një festival dhe ndoshta është shembulli më i qartë i mënyrës se si një artiste ndërkombëtare përmes suksesit dhe ndikimit të saj krijon diçka që mbetet e lidhur me vendin nga ajo vjen.

Sunny Hill është një nga projektet me të cilat Dua Lipa mbetet më e lidhur me Kosovën. Me kalimin e viteve, festivali është rritur nga një iniciativë e familjes Lipa në një ngjarje që sjell në Prishtinë artistë, publik dhe vëmendje ndërkombëtare.

Edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival do të sjellë edhe Katy Perry, një nga emrat më të njohur të muzikës pop ndërkombëtare.

Njoftimi u bë përmes një videoje të publikuar nga vetë Dua Lipa në rrjetet sociale, ku artistja shfaqet në një video-call me Katy Perry. Në bisedën mes tyre, këngëtarja amerikane konfirmon se do t’i bashkohet Sunny Hill Festival, duke e kthyer njoftimin në diçka më personale sesa një shpallje klasike line-up-i.

Për shumë artistë ndërkombëtarë, Dua Lipa është sot një nga figurat më me ndikim të industrisë globale të muzikës. Dhe në një farë mënyre, festivali duket se përfiton nga i njëjti rrjet marrëdhëniesh, bashkëpunimesh dhe besimi që artistja ka ndërtuar gjatë viteve.

Ardhja e Katy Perry është ndoshta një nga shembujt më të qartë të kësaj. Me një karrierë që ka shënuar muzikën pop të dy dekadave të fundit, Perry mbetet një nga artistet më të njohura të brezit të saj, me hite që kanë kaluar kufijtë e tregut amerikan për t’u kthyer në fenomene globale.

Në një moment kur mediat ndërkombëtare vazhdojnë të raportojnë për martesën e fundit të Dua Lipës me aktorin Callum Turner dhe festimet që pritet të zhvillohen në Itali, artistja duket se nuk e ka lënë në plan të dytë projektin që e lidh më drejtpërdrejt me Kosovën.

Sepse Sunny Hill sot është më shumë sesa një festival. Është ndoshta shembulli më i qartë i mënyrës se si një artiste ndërkombëtare përmes suksesit  dhe ndikimit të saj krijon diçka që mbetet e lidhur me vendin nga ajo vjen.

 

— THELB,

Share This Article