{"id":2700,"date":"2026-05-05T11:37:50","date_gmt":"2026-05-05T11:37:50","guid":{"rendered":"https:\/\/thelb.al\/?p=2700"},"modified":"2026-05-12T13:13:28","modified_gmt":"2026-05-12T13:13:28","slug":"albania-fashion-week-prill-2026-sfida-per-te-ndertuar-nje-industri-mode-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/thelb.al\/?p=2700","title":{"rendered":"Albania Fashion Week Prill 2026, sfida p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb industri mode n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga pasarela te backstage, edicioni i dyt\u00eb i Albania Fashion Week solli koleksione nga stilist\u00eb vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke reflektuar nj\u00eb sken\u00eb mode me potencial, por ende n\u00eb zhvillim.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Albania Fashion Week\u00a0 mblodhi n\u00eb Tiran\u00eb stilist\u00eb nga Shqip\u00ebria, rajoni dhe Europa, duke prezantuar koleksione q\u00eb l\u00ebviznin mes eleganc\u00ebs, konceptit dhe eksperimentimit. P\u00ebrtej pasarel\u00ebs, ky edicion nxori n\u00eb pah nj\u00eb realitet m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb: nj\u00eb industri mode n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces nd\u00ebrtimi, mes potencialit krijues dhe munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb strukture t\u00eb konsoliduar<\/em>.<\/p>\n<p>Albania Fashion Week, e organizuar nga Albanian International Fashion Federation (AIFF) dhe e themeluar nga Gentiana Dervishi, u rikthye n\u00eb edicionin e saj t\u00eb dyt\u00eb pas debutimit n\u00eb tetor 2025, me synimin p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb platform\u00eb q\u00eb lidh sken\u00ebn lokale me at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mod\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij edicioni, 14 stilist\u00eb nga Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Italia prezantuan koleksionet e tyre, duke krijuar nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje q\u00eb nd\u00ebrthurte talente t\u00eb reja me emra m\u00eb t\u00eb konsoliduar. Disa prej tyre, si Etnik Shala, kan\u00eb arritur tashm\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke prezantuar koleksionet n\u00eb London Fashion Week dhe m\u00eb pas n\u00eb Milano Fashion Week.<\/p>\n<p>T\u00eb organizosh nj\u00eb platform\u00eb si Albania Fashion Week nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb event. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb mbetet ende i brisht\u00eb. N\u00eb nj\u00eb kontekst ku industria e mod\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb zhvillim, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebrballet me sfida q\u00eb jan\u00eb t\u00eb natyrshme p\u00ebr nj\u00eb faz\u00eb fillestare. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shkruar hapat e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb historie q\u00eb ende nuk ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb industri q\u00eb po m\u00ebson t\u00eb nd\u00ebrtohet<\/strong><\/p>\n<p>Kjo brisht\u00ebsi reflektohet jo vet\u00ebm n\u00eb organizim, por edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si moda trajtohet dhe kuptohet. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, mbulimi mediatik ka q\u00ebndruar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe, shpesh i lidhur me aspektin promovues, sesa me nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta lexuar mod\u00ebn si industri.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb edicion, vihet re nj\u00eb ndryshim gradual. Ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar identitet, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar narrativ\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrtej prezantimit t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb veshjeve. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb jo vet\u00ebm dizajner\u00ebt, por edhe media dhe publiku jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces zhvillimi. Moda n\u00eb vend nuk \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb sistem i konsoliduar, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje dhe me gjasa n\u00eb drejtimin e duhur.<\/p>\n<p><strong>Pasarela: mes eleganc\u00ebs, konceptit dhe eksperimentimit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pasarel\u00eb, koleksionet l\u00ebviznin mes disa drejtimesh t\u00eb dallueshme, q\u00eb reflektonin qasje t\u00eb ndryshme ndaj mod\u00ebs.<\/p>\n<p>Disa prej tyre sillnin nj\u00eb eleganc\u00eb m\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr publikun, me silueta t\u00eb pastra dhe materiale q\u00eb theksonin l\u00ebvizjen dhe leht\u00ebsin\u00eb e veshjes. T\u00eb tjera shkonin drejt nj\u00eb qasjeje m\u00eb konceptuale, ku maskat, strukturat dhe format e nd\u00ebrtuara largoheshin nga forma klasike e trupit. Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr eksploronte materialin dhe volumet, duke krijuar veshje q\u00eb funksiononin m\u00eb shum\u00eb si prezenc\u00eb vizuale sesa si veshje e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Veshjet me volum t\u00eb theksuar, si fustanet dramatike n\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe t\u00eb Armela Harizit apo Clarissa Vulaj me mark\u00ebn LUVA, si dhe strukturat e bardha t\u00eb nd\u00ebrtuara nga Xheksil Mu\u00e7a me mark\u00ebn PLISI, krijonin nj\u00eb impakt t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, elementet konceptuale si maskat apo aplikimet me perla e zhvendosnin fokusin nga veshja si produkt drejt veshjes si ide.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa disa kombinime m\u00eb editoriale, t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebrmes materialeve si ari apo p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb drit\u00ebs, krijonin imazhe q\u00eb shkonin p\u00ebrtej pasarel\u00ebs dhe afroheshin me estetik\u00ebn e fotografis\u00eb s\u00eb mod\u00ebs, si n\u00eb rastin e koleksionit t\u00eb stilistes malazeze Marina Banovic.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr, por po aq i fort\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje, ishte koleksioni i Etnik Shal\u00ebs. P\u00ebrtej struktur\u00ebs dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb veshjeve, ky koleksion mbante nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb dhe personal.<\/p>\n<p>I titulluar \u2018SCAR\u2019 (plag\u00eb), koleksioni nd\u00ebrtohet mbi nj\u00eb qasje introspektive, q\u00eb lidhet me p\u00ebrvoj\u00ebn e vet\u00eb stilistit n\u00eb rrug\u00ebtimin e tij profesional. Kjo \u2018plag\u00eb\u2019 nuk trajtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore, por si nj\u00eb proces real p\u00ebrballjeje dhe nd\u00ebrtimi, q\u00eb shoq\u00ebron zhvillimin e nj\u00eb krijuesi.<\/p>\n<p>Ky koncept u p\u00ebrkthye jo vet\u00ebm n\u00eb veshje, por edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si u prezantua n\u00eb pasarel\u00eb. N\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb forta, nj\u00eb modele e veshur me nj\u00eb fustan t\u00eb bardh\u00eb u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb performanc\u00eb ku mbi veshje u p\u00ebrdor boj\u00eb e kuqe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike, duke krijuar imazhin e nj\u00eb plage q\u00eb rrjedh.<\/p>\n<p>Ky element skenik, me nj\u00eb qasje pothuajse teatrale, e b\u00ebnte t\u00eb qart\u00eb mesazhin e koleksionit: plag\u00ebt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk jan\u00eb thjesht shenja, por pjes\u00eb e nj\u00eb procesi q\u00eb transformon.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, koleksioni \u201cSCAR\u201d nuk mbetet vet\u00ebm n\u00eb nivel estetik. Ai funksionon si nj\u00eb reflektim mbi p\u00ebrvoj\u00ebn personale dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ajo mund t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb vizuale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, moda shkon p\u00ebrtej form\u00ebs dhe afrohet me nj\u00eb form\u00eb arti t\u00eb shprehur n\u00eb tekstil.<\/p>\n<p>K\u00ebto qasje t\u00eb ndryshme nuk ishin gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel, por reflektojn\u00eb nj\u00eb sken\u00eb ku potenciali \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm, nd\u00ebrsa struktura ende n\u00eb nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p><strong>Backstage, aty ku moda \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se spektak\u00ebl<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse pasarela \u00ebsht\u00eb rezultati, backstage \u00ebsht\u00eb vendi ku ajo nd\u00ebrtohet.<\/p>\n<p>N\u00eb prapasken\u00eb, moda \u00ebsht\u00eb proces. \u00cbsht\u00eb pritje, tension dhe vendimmarrje n\u00eb koh\u00eb reale. Modelet dhe stilist\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, ku shpesh deri n\u00eb momentet e fundit vendoset se cila veshje do t\u00eb vishet nga kush. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment delikat, sepse veshja dhe modeli jan\u00eb dy dimensione q\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb performanc\u00ebn finale.<\/p>\n<p>Backstage \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb proces i gjat\u00eb p\u00ebrgatitjeje. Make-up-i dhe stilimi i flok\u00ebve k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb dhe p\u00ebrqendrim, nd\u00ebrsa atmosfera luhatet mes qet\u00ebsis\u00eb dhe tensionit. Ka modele q\u00eb e p\u00ebrjetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb moment n\u00eb heshtje, t\u00eb tjera q\u00eb lexojn\u00eb, k\u00ebrcejn\u00eb apo k\u00ebndojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar emocionin. Ka momente festimi, si dit\u00eblindje q\u00eb ndahen mes ekipit, por edhe momente stresi, presioni dhe p\u00ebrplasjeje t\u00eb vogla mes aktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb shum\u00eb emocione: pritja, pasiguria, entuziazmi dhe lodhja. Dhe pik\u00ebrisht kjo e b\u00ebn backstage nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb mod\u00ebs.<\/p>\n<p>N<strong>ga dokumentim n\u00eb kurim<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, THELB ka zgjedhur t\u00eb mos e trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb si nj\u00eb mbulim t\u00eb zakonsh\u00ebm. P\u00ebrkundrazi, qasja ka qen\u00eb e orientuar drejt p\u00ebrzgjedhjes dhe kurimit t\u00eb materialit. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb dokumentohej \u00e7do moment, fokusi ka qen\u00eb tek ato imazhe dhe situata q\u00eb mbartin pesh\u00eb vizuale dhe kuptim.<\/p>\n<p>Look-et me volum, elementet konceptuale si maskat apo strukturat, si dhe momentet m\u00eb editoriale t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebrmes drit\u00ebs dhe kompozimit nuk jan\u00eb trajtuar thjesht si pamje, por si pjes\u00eb e nj\u00eb narrative vizuale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, materiali i krijuar nuk funksionon vet\u00ebm si raportim, por si nj\u00eb form\u00eb arkivimi e nj\u00eb momenti n\u00eb zhvillim t\u00eb mod\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pozicionim i q\u00ebllimsh\u00ebm: jo thjesht t\u00eb tregosh \u00e7far\u00eb ndodhi, por t\u00eb kuptosh dhe t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00ebsh at\u00eb q\u00eb ka vler\u00eb t\u00eb mbetet.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb proces n\u00eb nd\u00ebrtim<\/strong><\/p>\n<p>Si \u00e7do platform\u00eb n\u00eb zhvillim, edhe ky edicion solli nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb qasjesh dhe nivelesh. Kishte koleksione t\u00eb qarta n\u00eb ide dhe realizim, por edhe t\u00eb tjera q\u00eb ishin ende n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb drejtimi m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Organizimi nuk arriti gjithmon\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, por kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e natyrshme e nj\u00eb faze ku po nd\u00ebrtohet di\u00e7ka nga fillimi dhe nj\u00eb sfid\u00eb e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb nj\u00eb kontekst aspak t\u00eb leht\u00eb e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb durim t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mbetet thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb se ka l\u00ebvizje, ka p\u00ebrpjekje, ka ide dhe ka nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar di\u00e7ka q\u00eb shkon p\u00ebrtej momentit.<\/p>\n<p><strong>Moda, nj\u00eb fush\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb dhe bashk\u00ebpunim<\/strong><\/p>\n<p>Moda n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb struktur\u00eb e konsoliduar, por Albania Fashion Week \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt nd\u00ebrtimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb zhvillim: dizajner\u00ebt po formojn\u00eb identitetin e tyre, media po m\u00ebson t\u00eb dokumentoj\u00eb dhe t\u00eb analizoj\u00eb mod\u00ebn, nd\u00ebrsa publiku po fillon ta kuptoj\u00eb at\u00eb p\u00ebrtej sip\u00ebrfaqes.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb dhe bashk\u00ebpunim mes t\u00eb gjitha pal\u00ebve. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon kan\u00eb nj\u00eb potencial t\u00eb duksh\u00ebm, me talente q\u00eb, n\u00ebse mb\u00ebshteten dhe strukturohen si\u00e7 duhet, mund t\u00eb arrijn\u00eb shum\u00eb m\u00eb larg.<\/p>\n<p>Dhe ndoshta sfida m\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebrtimi i nj\u00eb pasareleje, por krijimi i nj\u00eb strukture q\u00eb bashkon, mb\u00ebshtet dhe zhvillon k\u00ebt\u00eb komunitet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, brenda dhe p\u00ebrtej eventeve.<\/p>\n<p><strong>&#8211; THELB,<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga pasarela te backstage, edicioni i dyt\u00eb i Albania Fashion Week solli koleksione nga stilist\u00eb vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke reflektuar nj\u00eb sken\u00eb mode me potencial, por ende n\u00eb zhvillim. Albania Fashion Week\u00a0 mblodhi n\u00eb Tiran\u00eb stilist\u00eb nga Shqip\u00ebria, rajoni dhe Europa, duke prezantuar koleksione q\u00eb l\u00ebviznin mes eleganc\u00ebs, konceptit dhe eksperimentimit. P\u00ebrtej pasarel\u00ebs, ky edicion [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3089,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38,39],"tags":[],"tmauthors":[54],"class_list":["post-2700","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-editorial","category-mode"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2700","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2700"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2700\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3090,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2700\/revisions\/3090"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2700"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftmauthors&post=2700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}