{"id":2882,"date":"2026-05-05T21:26:31","date_gmt":"2026-05-05T21:26:31","guid":{"rendered":"https:\/\/thelb.al\/?p=2882"},"modified":"2026-05-26T09:22:34","modified_gmt":"2026-05-26T09:22:34","slug":"paris-sfilatat-pranvere-vere-2026-mes-trashegimise-spektaklit-dhe-reflektimit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/thelb.al\/?p=2882","title":{"rendered":"Paris, sfilatat Pranver\u00eb \u2013 Ver\u00eb 2026 mes trash\u00ebgimis\u00eb, spektaklit dhe reflektimit"},"content":{"rendered":"<p>Paris, sfilatat Pranver\u00eb \u2013 Ver\u00eb 2026 mes trash\u00ebgimis\u00eb, spektaklit dhe reflektimit<\/p>\n<p>Parisi ka fikur dritat e pasarelave t\u00eb Haute Couture Week, por magjia e Pranver\u00eb \u2013 Ver\u00eb 2026 vazhdon t\u00eb pulsoj\u00eb n\u00eb \u00e7do siluet\u00eb, struktur\u00eb dhe detaj q\u00eb sht\u00ebpit\u00eb prezantojn\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthimi t\u00eb ri estetik, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon u vu re\u00a0 nj\u00eb rikthim i q\u00ebllimsh\u00ebm te konstruksioni i veshjeve, te forma dhe te arkivat bashk\u00eb me kodet historike t\u00eb maison-eve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin, si p\u00ebr t\u00eb riafirmuar themelet mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohet Haute Couture. Disa sht\u00ebpi zgjodh\u00ebn ta zhvendosin v\u00ebmendjen nga skenografia te vet\u00eb veshja, duke e trajtuar pasarel\u00ebn si hap\u00ebsir\u00eb leximi t\u00eb siluet\u00ebs dhe teknik\u00ebs. T\u00eb tjera e ruajt\u00ebn dimensionin teatral, por edhe aty spektakli shpesh funksiononte si zgjatim i identitetit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. N\u00eb Paris, sht\u00ebpit\u00eb negocionin identitetin e tyre brenda nj\u00eb fushe ku spektakli ishte instrument dhe pasarelat sh\u00ebrbyen p\u00ebr t\u00eb treguar marr\u00ebdh\u00ebnien mes trupit dhe veshjes, mes arkivit t\u00eb sht\u00ebpive dhe eksperimentit.<\/p>\n<p><strong>Dior\u00a0<\/strong><strong>\u2013\u00a0<\/strong><strong>Nj\u00eb fillim q\u00eb nd\u00ebrton besim\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebr momentet m\u00eb t\u00eb mezi pritura t\u00eb k\u00ebsaj jave ishte debutimi i par\u00eb couture i Jonathan Anderson p\u00ebr Dior, me lulet si firm\u00eb e pa ndryshuar e sht\u00ebpis\u00eb dhe me detaje q\u00eb ende vijojn\u00eb t\u00eb komentohen. N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb momenti trondit\u00ebs, koleksioni u p\u00ebrqendrua te struktura, materiali dhe disiplinimi i siluet\u00ebs. Motivet florale riktheheshin si nj\u00eb siguri brenda ADN-s\u00eb s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi i veshjeve tregonte respekt t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb. Rezultati ishte elegant, por m\u00eb shum\u00eb evolucion sesa revolucion: nj\u00eb fillim q\u00eb nd\u00ebrton besim, por jo nj\u00eb kthes\u00eb e fort\u00eb q\u00eb t\u00eb rip\u00ebrcaktonte Dior Couture.<\/p>\n<p><strong>Chanel \u2013 Eleganc\u00eb e sigurt<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kontrast, Chanel zgjodhi nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb dukej e zhytur n\u00eb fantazi.\u00a0 Skenografia e frym\u00ebzuar nga nj\u00eb natyr\u00eb e imagjinuar si n\u00eb p\u00ebrralla nuk mbeti vet\u00ebm dekor, por dukej si pjes\u00eb integruese e koleksionit: e frym\u00ebzuar nga natyra dhe e krijuar me materiale t\u00eb lehta, transparente dhe tonalitete t\u00eb buta. Ishte nj\u00eb shembull i qart\u00eb i m\u00ebnyr\u00ebs se si Chanel p\u00ebrdor spektaklin p\u00ebr t\u00eb zgjatur narrativ\u00ebn e vet vizuale. Koleksioni kishte nj\u00eb struktur\u00eb e kontrolluar me kujdes, tipike p\u00ebr couture-n e sht\u00ebpis\u00eb. Siluetat nuk k\u00ebrkonin t\u00eb sfidonin trupin apo t\u00eb impononin forma t\u00eb reja radikale; p\u00ebrkundrazi, ato ruanin nj\u00eb eleganc\u00eb t\u00eb sigurt, q\u00eb e b\u00ebn Chanel-in menj\u00ebher\u00eb t\u00eb dalluesh\u00ebm. Megjithat\u00eb, pik\u00ebrisht kjo siguri estetike \u00ebsht\u00eb edhe kufiri i koleksionit qe rrall\u00eb dilte jasht\u00eb zon\u00ebs s\u00eb rehatis\u00eb s\u00eb kodit klasik t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Nuk kishte nj\u00eb moment t\u00eb fort\u00eb sfide apo nj\u00eb siluet\u00eb q\u00eb t\u00eb sinjalizonte nj\u00eb orientim t\u00eb ri p\u00ebr Chanel Couture. Ishte nj\u00eb koleksion q\u00eb p\u00ebrforconte identitetin ekzistues m\u00eb shum\u00eb sesa e zgjeronte at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Schiaparell \u2013\u00a0<\/strong><strong>Sfidoi kufijt\u00eb mes artit dhe veshjes<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga Dior dhe Chanel, Schiaparelli solli nj\u00eb prezantim m\u00eb teatral, ku Daniel Roseberry shtyu form\u00ebn e veshjes drejt volumeve m\u00eb t\u00eb guximshme dhe territorit t\u00eb skulptur\u00ebs e performanc\u00ebs. Siluetat e ekzagjeruara, disi dramatike e kthyen pasarel\u00ebn n\u00eb nj\u00eb interpretim q\u00eb i afrohej performanc\u00ebs artistike. Detajet surrealiste krijonin figura q\u00eb m\u00eb shum\u00eb dukeshin t\u00eb konceptuara p\u00ebr t\u2019u par\u00eb sesa p\u00ebr t\u2019u veshur. Referencat vizuale me n\u00eb sfond muzik\u00ebn kalsike, q\u00eb t\u00eb kujtonin Mjellm\u00ebn e Zez\u00eb t\u00eb \u2018Liqenit t\u00eb Mjelmave\u2019, shtuan nj\u00eb dimension narrativ, por n\u00eb disa momente spektakli rrezikonte ta mbyste fines\u00ebn e konstruksionit. Ky kontrast ishte vizualisht i paharruesh\u00ebm dhe godit\u00ebs si imazh, por jo \u00e7do pjes\u00eb arrinte t\u00eb ruante t\u00eb nj\u00ebjtin ekuilib\u00ebr mes artit skenik dhe disiplin\u00ebs s\u00eb veshjes. Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb sezon ku shum\u00eb sht\u00ebpi zgjodh\u00ebn sigurin\u00eb e arkivave dhe format klasike, Schiaparelli u dallua si nj\u00eb nga pak z\u00ebra q\u00eb mori rrezik real estetik. Edhe kur e teproi me dramatiken, koleksioni mbeti koherent me identitetin e sht\u00ebpis\u00eb dhe e mbajti Sciaparelli Couture n\u00eb nj\u00eb territor ku moda nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm eleganc\u00eb, por edhe provokim vizual e intelektual.<\/p>\n<p><strong>Elie Saab &amp; Zuhair Murad \u2013\u00a0<\/strong><strong>Rikthejn\u00eb eleganc\u00ebn klasike<\/strong><\/p>\n<p>Elie Saab dhe Zuhair Murad rikthyen glamour-in romantik n\u00eb pasarel\u00eb, duke vendosur n\u00eb qend\u00ebr format e trupit dhe q\u00ebndisjet e detajuara. Veshjet e tyre nuk sfidonin kufijt\u00eb formal\u00eb, por krijuan momente frym\u00ebmarrjeje mes eksperimenteve m\u00eb teatrale. \u00c7do fustan dukej i nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb treguar eleganc\u00ebn dhe sensualitetin pa e humbur fines\u00ebn. Ishte nj\u00eb kontrast i k\u00ebndsh\u00ebm me dramat e Schiaparell apo minimalizmin e Dior.<\/p>\n<p><strong>Armani Priv\u00e9 \u2013\u00a0<\/strong><strong>Pik\u00eb referimi p\u00ebr Disiplin\u00ebn Couture<\/strong><\/p>\n<p>Armani Priv\u00e9 q\u00ebndroi besnik ndaj filozofis\u00eb q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb couture t\u00eb dallueshme prej vitesh: eleganc\u00eb, linja t\u00eb pastra dhe nj\u00eb luks t\u00eb rafinuar. N\u00ebn vazhdim\u00ebsin\u00eb krijuese t\u00eb Silvana Armanit, koleksioni ruajti qart\u00ebsin\u00eb e siluet\u00ebs dhe disiplin\u00ebn e prerjes. Format e zgjatura, prerjet e buta dhe p\u00ebrdorimi i ngjyrave m\u00eb t\u00eb lehta e m\u00eb fem\u00ebrore se zakonisht soll\u00ebn nj\u00eb nuanc\u00eb delikate brenda nj\u00eb gjuhe estetike q\u00eb mbetet thelb\u00ebsisht e q\u00ebndrueshme. Nuk kishte element\u00eb q\u00eb synonin t\u00eb trondisnin apo t\u00eb sfidonin perceptimin e trupit; p\u00ebrkundrazi, veshjet ndiqnin logjik\u00ebn e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm, ku \u00e7do detaj duket i menduar. N\u00eb kontekstin e k\u00ebtij sezoni, kjo zgjedhje e pozicionoi sht\u00ebpin\u00eb si z\u00eb i stabilitetit, jo i transformimit.<\/p>\n<p><strong>Valentino \u2013 P\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrjetuar<\/strong><\/p>\n<p>Debutimi couture i Alessandro Michele p\u00ebr Valentino u nd\u00ebrtua si nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e zgjatur emocionale, ku m\u00ebnyra si publiku e p\u00ebrjetonte koh\u00ebn dhe hap\u00ebsir\u00ebn ishte po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa vet\u00eb veshjet. Michele e largoi pasarel\u00ebn nga ritmi tradicional i shfaqjeve t\u00eb mod\u00ebs dhe e afroi me nj\u00eb instalacion artistik, ku ndri\u00e7imi i but\u00eb, muzika retro dhe skenografia e menduar n\u00eb detaj krijonin nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme ngadal\u00ebsie. Detajet e koleksionit ishin t\u00eb pasura, teksturat t\u00eb punuara me fines\u00eb, por mungonte nj\u00eb bosht i qart\u00eb formal q\u00eb ta b\u00ebnte koleksionin t\u00eb lexohej si nj\u00eb kapitull i ri strukturor p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. Michele mbushi hap\u00ebsir\u00ebn me referenca dhe shtresa estetike. Kjo e b\u00ebri prezantimin emocionalisht t\u00eb dendur dhe vizualisht t\u00eb paharruesh\u00ebm, por jo \u00e7do veshje arrinte t\u00eb dilte e pavarur nga skenografia q\u00eb e rrethonte. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Valentino propozoi couture si p\u00ebrvoj\u00eb, nj\u00eb qasje koherente me bot\u00ebn e Michele, por q\u00eb l\u00eb t\u00eb hapur pyetjen n\u00ebse ky drejtim do t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb identitet t\u00eb ri p\u00ebr Valentino Couture n\u00eb sezonet q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy nga ky sezon \u00ebsht\u00eb prania e vazhdim\u00ebsis\u00eb dhe nevoja p\u00ebr riformulim. Spektakli nuk mungoi, por ai sh\u00ebrbeu si korniz\u00eb p\u00ebr t\u00eb theksuar marr\u00ebdh\u00ebnien mes trupit dhe veshjes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, couture nuk u shfaq si arratisje nga realiteti, por si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rigjetur stabilitet p\u00ebrmes mjesht\u00ebris\u00eb, form\u00ebs dhe disiplin\u00ebs estetike.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e p\u00ebrkufizoi sezonin couture Pranver\u00eb\u2013Ver\u00eb 2026 n\u00eb Paris nuk ishte nj\u00eb estetik\u00eb e vetme dominuese, por m\u00ebnyra si sht\u00ebpit\u00eb zgjodh\u00ebn t\u00eb pozicionohen p\u00ebrball\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre. Nga p\u00ebrmbajtja e matur e Dior te eleganca e sigurt e Chanel, nga disiplina e Armani Priv\u00e9 te romantizmi i Valentino dhe teatraliteti i guximsh\u00ebm i Schiaparelli, couture u shfaq si nj\u00eb fush\u00eb q\u00eb l\u00ebvronte mes vazhdim\u00ebsis\u00eb dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr riformulim.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb revolucionit, shum\u00eb maison-e duket se k\u00ebrkuan stabilitet p\u00ebrmes arkivave, formave t\u00eb njohura dhe konstruksionit t\u00eb kontrolluar. Kjo i dha sezonit nj\u00eb ndjesi koherence dhe respekti p\u00ebr mjesht\u00ebrin\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht e kufizoi numrin e momenteve q\u00eb mund t\u00eb quhen realisht transformuese. Rreziku estetik nuk ishte munges\u00eb, kur shfaqej, vinte kryesisht p\u00ebrmes spektaklit dhe dimensionit performativ, m\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebrmes nj\u00eb rishpikjeje radikale t\u00eb siluet\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo e vendos Haute Couture t\u00eb k\u00ebtij sezoni n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb interesante reflektimi: n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb pasigurish globale dhe lodhjeje vizuale nga ciklet e shpejta t\u00eb mod\u00ebs, kthimi te struktura, te trupi dhe te mjesht\u00ebria duket si nj\u00eb zgjedhje e vet\u00ebdijshme. Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse kjo kthes\u00eb drejt kontrollit dhe eleganc\u00ebs s\u00eb sigurt do t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re eksperimentimi, apo n\u00ebse couture do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb me hapa t\u00eb kujdessh\u00ebm brenda kufijve t\u00eb vet historik\u00eb.<\/p>\n<p>Parisi tregoi se couture mbetet territori ku moda reflekton mbi identitetin e saj,por k\u00ebt\u00eb sezon, ajo zgjodhi m\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsolidoj\u00eb sesa t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Paris, sfilatat Pranver\u00eb \u2013 Ver\u00eb 2026 mes trash\u00ebgimis\u00eb, spektaklit dhe reflektimit<\/strong><\/p>\n<p>Parisi ka fikur dritat e pasarelave t\u00eb Haute Couture Week, por magjia e Pranver\u00eb \u2013 Ver\u00eb 2026 vazhdon t\u00eb pulsoj\u00eb n\u00eb \u00e7do siluet\u00eb, struktur\u00eb dhe detaj q\u00eb sht\u00ebpit\u00eb prezantojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthimi estetik, ky sezon tregoi\u00a0<strong>rikthim te nd\u00ebrtimi konstruksioni i veshjeve, te forma dhe arkivat historike<\/strong>, si p\u00ebr t\u00eb riafirmuar themelet mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohet Haute Couture. Disa sht\u00ebpi zhvendos\u00ebn v\u00ebmendjen nga skenografia te vet\u00eb veshja, duke e trajtuar pasarel\u00ebn si\u00a0<strong>hap\u00ebsir\u00eb leximi t\u00eb siluet\u00ebs dhe teknik\u00ebs<\/strong>. T\u00eb tjera ruajt\u00ebn dimensionin teatral, por spektakli shpesh funksionoi si\u00a0<strong>zgjatim i identitetit vizual<\/strong>\u00a0t\u00eb sht\u00ebpive.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Dior \u2013 Nj\u00eb fillim q\u00eb nd\u00ebrton besim<\/strong><\/h2>\n<p>Debutimi i par\u00eb couture i\u00a0<strong>Jonathan Anderson<\/strong>\u00a0p\u00ebr Dior u fokusua te\u00a0<strong>struktura, materiali dhe disiplinimi i siluet\u00ebs<\/strong>. Motivet florale rikthehen si\u00a0<strong>siguri brenda ADN-s\u00eb s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb<\/strong>, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi i veshjeve tregonte respekt t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb. Rezultati ishte elegant dhe kishte m\u00eb shum\u00eb\u00a0<strong>evolucion sesa revolucion n\u00eb k\u00ebt\u00eb koleksion t\u00eb par\u00eb. N<\/strong>j\u00eb fillim q\u00eb krijon besim, por jo nj\u00eb kthes\u00eb q\u00eb rip\u00ebrcakton Dior Couture.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Chanel \u2013 Eleganc\u00eb e sigurt<\/strong><\/h2>\n<p>N\u00eb kontrast,\u00a0<strong>Chanel<\/strong>\u00a0zgjodhi nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb zhytur n\u00eb fantazi.\u00a0<strong>Skenografia e frym\u00ebzuar nga natyra imagjinare<\/strong>\u00a0u b\u00eb pjes\u00eb integruese e koleksionit. Materialet e lehta, transparente dhe tonalitetet e buta ruanin\u00a0<strong>eleganc\u00ebn tipike t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb<\/strong>, pa sfiduar trupin apo imponuar forma radikale. Kjo siguri estetike e mbajti koleksionin brenda kodit klasik t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, duke p\u00ebrforcuar identitetin ekzistues m\u00eb shum\u00eb sesa duke e zgjeruar at\u00eb.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Schiaparelli \u2013 Sfidoi kufijt\u00eb mes artit dhe veshjes<\/strong><\/h2>\n<p><strong>Daniel Roseberry<\/strong>\u00a0shtyu siluetat drejt\u00a0<strong>formave t\u00eb theksuara<\/strong>, duke afruar pasarel\u00ebn me\u00a0<strong>performanc\u00ebn artistike<\/strong>. N\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb koleksionit, detajet dukeshin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u par\u00eb sesa p\u00ebr t\u2019u veshur. Referencat vizuale, muzika dhe teatraliteti krijuan nj\u00eb moment t\u00eb spikatur n\u00eb pasarel\u00eb.<strong>\u00a0Ky<\/strong>\u00a0koleksion ishte\u00a0<strong>nj\u00eb nga pak z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm<\/strong>\u00a0t\u00eb sezonit duke eksperimentuar me form\u00ebn pa humbur disiplin\u00ebn e veshjes, sepse moda nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm eleganc\u00eb, por edhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb kufijt\u00eb e saj.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Elie Saab &amp; Zuhair Murad \u2013 Glamour romantik<\/strong><\/h2>\n<p>K\u00ebto dy sht\u00ebpi rikthyen\u00a0<strong>eleganc\u00ebn klasike<\/strong>\u00a0dhe\u00a0<strong>romantizmin n\u00eb pasarel\u00eb<\/strong>, duke vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb veshjeve\u00a0<strong>format e trupit dhe q\u00ebndisjet e detajuara<\/strong>. Pjes\u00ebt e koleksionit nuk sfidonin kufijt\u00eb formal\u00eb, por krijuan\u00a0<strong>momente frym\u00ebmarrjeje mes eksperimenteve m\u00eb teatrale<\/strong>. \u00c7do fustan tregonte\u00a0<strong>sensualitet dhe fines\u00eb<\/strong>, nj\u00eb kontrast i k\u00ebndsh\u00ebm me dramat e Schiaparelli apo minimalizmin e Dior.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Armani Priv\u00e9 \u2013 Pik\u00eb referimi p\u00ebr disiplin\u00ebn couture<\/strong><\/h2>\n<p>Besnik ndaj filozofis\u00eb s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb,\u00a0<strong>Armani Priv\u00e9<\/strong>\u00a0ruajti\u00a0<strong>eleganc\u00ebn, linjat e pastra dhe luksin e rafinuar<\/strong>. N\u00ebn drejtimin e\u00a0<strong>Silvana Armanit<\/strong>, koleksioni ofroi\u00a0<strong>stabilitet dhe vazhdim\u00ebsi<\/strong>, me format e zgjatura, prerjet e buta dhe p\u00ebrdorimi i ngjyrave m\u00eb t\u00eb lehta e m\u00eb fem\u00ebrore se zakonisht. Kjo pozicionoi sht\u00ebpin\u00eb si\u00a0<strong>z\u00eb i stabilitetit<\/strong>, jo i transformimit.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Valentino \u2013 P\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrjetuar<\/strong><\/h2>\n<p>Debutimi i\u00a0<strong>Alessandro Michele<\/strong>\u00a0u nd\u00ebrtua si nj\u00eb\u00a0<strong>udh\u00ebtim emocional<\/strong>, ku\u00a0<strong>ritmi, ndri\u00e7imi, muzika<\/strong>\u00a0dhe\u00a0<strong>skenografia\u00a0<\/strong>e menduar n\u00eb detaje krijonin nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme ngadal\u00ebsimi t\u00eb mod\u00ebs. Atmosfera e dendur dhe shtresat estetike e b\u00ebn\u00eb prezantimin t\u00eb paharruesh\u00ebm, por jo \u00e7do veshje arrinte t\u00eb dilte e pavarur nga skenografia q\u00eb e rrethonte. Koleksioni nuk ka krijuar nj\u00eb bosht forme t\u00eb re dhe\u00a0<strong>gjith\u00e7ka sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar Valentino Couture<\/strong>\u00a0si eksperienc\u00eb. Ky kontekst l\u00eb t\u00eb hapur pyetjen n\u00ebse drejtimi aktual i sht\u00ebpis\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb identitet t\u00eb ri p\u00ebr Valentino Couture n\u00eb sezonet q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Couture mes trash\u00ebgimis\u00eb dhe eksperimentit<\/strong><\/h2>\n<p>Ky sezon tregoi se\u00a0<strong>kishte prani t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb dhe eksperimentit<\/strong>. Disa sht\u00ebpi zgjodh\u00ebn\u00a0<strong>siguri<\/strong>, disa\u00a0<strong>guxim<\/strong>, disa\u00a0<strong>emocione<\/strong>, por t\u00eb gjitha treguan se\u00a0<strong>moda e lart\u00eb\u00a0<\/strong>reflekton mbi identitetin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb pasigurish globale dhe lodhjeje vizuale, rikthimi te\u00a0<strong>struktura, trupi dhe mjesht\u00ebria<\/strong>\u00a0duket zgjedhje e vet\u00ebdijshme. Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse kjo\u00a0<strong>eleganc\u00eb e sigurt<\/strong>\u00a0do t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr eksperimentim, apo couture do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb me\u00a0<strong>hapa t\u00eb kujdessh\u00ebm brenda kufijve historik\u00eb<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>\u2013 THELB,<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paris, sfilatat Pranver\u00eb \u2013 Ver\u00eb 2026 mes trash\u00ebgimis\u00eb, spektaklit dhe reflektimit Parisi ka fikur dritat e pasarelave t\u00eb Haute Couture Week, por magjia e Pranver\u00eb \u2013 Ver\u00eb 2026 vazhdon t\u00eb pulsoj\u00eb n\u00eb \u00e7do siluet\u00eb, struktur\u00eb dhe detaj q\u00eb sht\u00ebpit\u00eb prezantojn\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthimi t\u00eb ri estetik, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon u vu re\u00a0 nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3014,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[39,41],"tags":[],"tmauthors":[54],"class_list":["post-2882","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-mode","category-sfilata"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2882","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2882"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2882\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3125,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2882\/revisions\/3125"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3014"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2882"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2882"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2882"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftmauthors&post=2882"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}