{"id":2992,"date":"2026-05-11T11:46:14","date_gmt":"2026-05-11T11:46:14","guid":{"rendered":"https:\/\/thelb.al\/?p=2992"},"modified":"2026-05-12T11:59:34","modified_gmt":"2026-05-12T11:59:34","slug":"elvana-gjata-anatomia-e-nje-figure-pop","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/thelb.al\/?p=2992","title":{"rendered":"Elvana Gjata, anatomia e nj\u00eb figure pop"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kultur\u00ebn pop shqiptare, figurat publike shpesh jan\u00eb lexuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore, t\u00eb lidhura kryesisht me jet\u00ebn private, suksesin e momentit apo performanc\u00ebn e radh\u00ebs. Rrall\u00ebher\u00eb ato jan\u00eb trajtuar si pjes\u00eb e nj\u00eb transformimi m\u00eb t\u00eb madh estetik apo kulturor.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada, Elvana Gjata ka qen\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb pranishme t\u00eb muzik\u00ebs pop shqiptare. Por p\u00ebrtej hiteve dhe suksesit komercial, karriera e saj mund t\u00eb lexohet edhe si historia e nj\u00eb evoluimi t\u00eb vazhduesh\u00ebm vizual dhe artistik. Nga glamour-i televiziv i viteve 2000 te nj\u00eb prezenc\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e vet\u00ebdijshme dhe e sofistikuar e viteve t\u00eb fundit, transformimi i saj nuk ka ndodhur vet\u00ebm p\u00ebrmes muzik\u00ebs, por p\u00ebrmes m\u00ebnyr\u00ebs si ka nd\u00ebrtuar raportin me imazhin, performanc\u00ebn, mod\u00ebn dhe vet\u00eb iden\u00eb e figur\u00ebs pop n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u2018The Evolution\u2019, koncerti i paralajm\u00ebruar n\u00eb Milano, ting\u00ebllon si formalizimi i nj\u00eb rruge t\u00eb gjat\u00eb ndryshimesh. Nj\u00eb moment ku fazat e ndryshme t\u00eb identitetit t\u00eb saj artistik duket se bashkohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb estetike. Edhe zgjedhja e Milanos nuk duket rast\u00ebsore. Si nj\u00eb nga qendrat europiane t\u00eb mod\u00ebs dhe kultur\u00ebs vizuale, qyteti funksionon pothuajse si zgjatim natyral i faz\u00ebs m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb universit t\u00eb saj artistik.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-2994\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/elvana2.jpg\" alt=\"\" width=\"1080\" height=\"1349\" \/><\/p>\n<p><strong>Fantazia e yllit pop shqiptar (2005\u20132012)<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb viteve 2000, kultura pop shqiptare nd\u00ebrtohej pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebrmes televizionit. Videoklipi ishte m\u00ebnyra kryesore p\u00ebr t\u00eb krijuar figur\u00ebn e nj\u00eb artisti. Ishte epoka e kanaleve muzikore, e videove spektakolare dhe e influencave q\u00eb vinin nga MTV, muzika latine dhe pop kultura nd\u00ebrkomb\u00ebtare e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Brenda k\u00ebtij realiteti, Elvana Gjata u shfaq q\u00eb n\u00eb fillim me nj\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb nd\u00ebrtonte. \u2018Mam\u00ebs\u2019, nj\u00eb nga projektet q\u00eb vulosi hyrjen e saj n\u00eb muzik\u00ebn shqiptare, nuk funksiononte vet\u00ebm si hit muzikor, por si projeksion i nj\u00eb ambicieje. Videoklipi adoptonte kodet vizuale t\u00eb pop-it t\u00eb viteve 2000, me nj\u00eb estetik\u00eb q\u00eb t\u00eb kujtonte figurat fem\u00ebrore t\u00eb momentit si Jennifer Lopez, nd\u00ebrsa skenat me turma dhe koncerti imagjinar nxirrnin n\u00eb pah d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb fam\u00eb q\u00eb ende nuk ekzistonte n\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Edhe teksti \u2018nuk jam e para, por jam num\u00ebr nj\u00eb\u2019 ting\u00ebllon sot si nj\u00eb pozicionim i hersh\u00ebm identiteti, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta vendosur veten jo thjesht brenda tregut t\u00eb muzik\u00ebs pop, por n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ky vizion vijoi t\u00eb evoluonte n\u00eb projektet pasuese. Te \u2018Kudo q\u00eb jam\u2019, imazhi b\u00ebhet m\u00eb performativ dhe m\u00eb skenik. Element\u00ebt rock n\u00eb stil, energjia m\u00eb agresive dhe rikthimi i vazhduesh\u00ebm i sken\u00ebs s\u00eb koncertit tregojn\u00eb se ideja e performanc\u00ebs para nj\u00eb publiku t\u00eb madh vazhdonte t\u00eb ishte pjes\u00eb e imagjinat\u00ebs s\u00eb saj artistike.<\/p>\n<p>Kulmi i k\u00ebsaj periudhe vjen me \u2018Af\u00ebr dhe larg\u2019, nj\u00eb videoklip q\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn sh\u00ebnoi ngritje standardi n\u00eb muzik\u00ebn shqiptare. I xhiruar n\u00eb Santorini, klipi largohej nga estetika tradicionale televizive lokale dhe afrohej me gjuh\u00ebn vizuale t\u00eb videove q\u00eb dominonin MTV-n\u00eb e viteve 2000.<\/p>\n<p>Kjo ishte periudha ku Elvana Gjata nuk po nd\u00ebrtonte ende nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb konsoliduar pop, por po projektonte iden\u00eb e asaj q\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb b\u00ebhej.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-2995\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/elvana3.jpg\" alt=\"\" width=\"1080\" height=\"1350\" \/><\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebdija e imazhit (2012 &#8211; 2018)<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj, transformimi nuk ndodh m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes muzik\u00ebs, por p\u00ebrmes nj\u00eb vet\u00ebdijeje gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb qart\u00eb mbi imazhin dhe m\u00ebnyr\u00ebn si ai projektohet publikisht. Qasja spektakolare e videoklipeve t\u00eb hershme nis gradualisht t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga nj\u00eb gjuh\u00eb vizuale m\u00eb filmike, m\u00eb e rafinuar dhe m\u00eb af\u00ebr kultur\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb imazhit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb periudha ku videoklipi funksionon si nd\u00ebrtim atmosfere. Sensualiteti b\u00ebhet m\u00eb i p\u00ebrmbajtur, kamera m\u00eb kinematografike, nd\u00ebrsa moda nis t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb identitetin e saj artistik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga momentet ky\u00e7e t\u00eb k\u00ebsaj periudhe vjen me \u2018Puthe\u2019, projekt q\u00eb p\u00ebrkon me shp\u00ebrthimin e rrjeteve sociale dhe kultur\u00ebs s\u00eb re digjitale t\u00eb fillim viteve 2010. Elvana Gjata duket se e kupton shum\u00eb shpejt k\u00ebt\u00eb transformim dhe e p\u00ebrthith natyrsh\u00ebm. \u2018K\u00ebtu ka shum\u00eb njer\u00ebz\u2019 dhe \u2018di\u00e7ka e madhe p\u00ebr ty po vjen\u2019 d\u00ebgjohen sot pothuajse si reflektim i nj\u00eb artisteje q\u00eb fillon t\u00eb shoh\u00eb epok\u00ebn digjitale si mund\u00ebsi zgjerimi p\u00ebrtej kufijve tradicional\u00eb t\u00eb tregut shqiptar.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrdorimi i vazhduesh\u00ebm i gegnishtes duket pjes\u00eb e nj\u00eb af\u00ebrsie m\u00eb t\u00eb madhe me gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht me Kosov\u00ebn, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e pranishme n\u00eb identitetin e saj artistik.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin vizual, \u2018Puthe\u2019 sh\u00ebnon edhe nj\u00eb zhvillim tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: futjen m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb k\u00ebrcimit si pjes\u00eb organike t\u00eb performanc\u00ebs. Prezenca e saj nuk nd\u00ebrtohet m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes z\u00ebrit, por edhe p\u00ebrmes l\u00ebvizjes, trupit dhe m\u00ebnyr\u00ebs si kamera nd\u00ebrton raportin me t\u00eb.<\/p>\n<p>Ky transformim vazhdon me \u2018Love Me\u2019, nj\u00eb projekt i xhiruar n\u00eb Prizren, ku motivet e tradit\u00ebs shqiptare nd\u00ebrthuren me nj\u00eb estetik\u00eb moderne dhe romantike dhe folklori nuk trajtohet si nostalgji, por si pjes\u00eb organike e nj\u00eb identiteti bashk\u00ebkohor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kthes\u00eb vizuale shfaqet te \u2018Ku vajti\u2019. Imazhi b\u00ebhet m\u00eb minimalist, m\u00eb abstrakt dhe m\u00eb i disiplinuar vizualisht. Koreografia n\u00eb grup, simetria e l\u00ebvizjeve dhe atmosfera digjitale e videos krijojn\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb afrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me kultur\u00ebn vizuale t\u00eb Instagram-it dhe estetik\u00ebs moderne pop.<\/p>\n<p>Transformimi arrin nj\u00eb tjet\u00ebr nivel me \u2018Forever Is Over\u2019. I xhiruar n\u00eb nj\u00eb peizazh t\u00eb eg\u00ebr dhe pothuajse post-apokaliptik, videoklipi e largon p\u00ebrfundimisht figur\u00ebn e saj nga klasikja televizive shqiptare. Fustani i bardh\u00eb i d\u00ebmtuar, kali i zi, shkret\u00ebtira dhe p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs angleze krijojn\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb simbolike q\u00eb flet p\u00ebr zgjerim, liri dhe transformim.<\/p>\n<p>Elvana Gjata fillon t\u00eb projektoj\u00eb nj\u00eb identitet q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe kulturore dhe vizuale. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu nis t\u00eb b\u00ebhet e qart\u00eb se evolucioni i saj nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me muzik\u00ebn, por me m\u00ebnyr\u00ebn si ajo d\u00ebshiron t\u00eb shihet dhe t\u00eb kujtohet si figur\u00eb publike.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-2996\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/elvana4.jpg\" alt=\"\" width=\"1080\" height=\"1343\" \/><\/p>\n<p><strong>\u2018Dekada\u2019, kur skena u b\u00eb m\u00eb e madhe se ekrani (2019\u2013sot) <\/strong><\/p>\n<p>Artistja hyn n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dimension vizual dhe skenik. \u00c7do dalje publike duket e menduar deri n\u00eb detaj. Siluetat b\u00ebhen m\u00eb dramatike, nd\u00ebrsa performanca nis t\u00eb nd\u00ebrtohet jo vet\u00ebm p\u00ebr kamer\u00ebn, por p\u00ebr spektaklin n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Nj\u00eb moment ky\u00e7 i k\u00ebsaj faze \u00ebsht\u00eb \u2018Me tana\u2019, performuar n\u00eb Festivali i K\u00ebng\u00ebs n\u00eb RTSH n\u00eb vitin 2020. Pavar\u00ebsisht diskutimeve q\u00eb shoq\u00ebruan performanc\u00ebn, sot ajo mund t\u00eb lexohet si paralajm\u00ebrim i gjith\u00e7kaje q\u00eb do t\u00eb vinte m\u00eb pas. Koreografia, ritmi i kamer\u00ebs dhe nd\u00ebrtimi i sken\u00ebs krijonin ndjesin\u00eb e nj\u00eb stadium show t\u00eb kompresuar brenda formatit tradicional t\u00eb festivalit shqiptar.<\/p>\n<p>Transformimi vijon t\u00eb rafinohet me \u2018A m\u2019don?\u2019, nj\u00eb projekt ku imazhi afrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me estetik\u00ebn e revistave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mod\u00ebs. Kamera nuk fokusohet m\u00eb vet\u00ebm te performanca, por te nd\u00ebrtimi i prezenc\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kulmi i k\u00ebsaj epoke materializohet me koncertin \u2018Dekada\u2019 n\u00eb Air Albania Stadium, n\u00eb vitin 2024, p\u00ebrpara rreth 25 mij\u00eb spektator\u00ebve, nj\u00eb nga koncertet solo m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb realizuara ndonj\u00ebher\u00eb nga nj\u00eb artiste shqiptare. N\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra, ky koncert duket si realizimi fizik i nj\u00eb imagjinate q\u00eb kishte nisur t\u00eb projektohej q\u00eb n\u00eb videoklipet e para t\u00eb saj. Turmat imagjinare tek \u2018Mam\u00ebs\u2019 ishin tashm\u00eb reale.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb momentin e hapjes, \u2018Dekada\u2019 funksiononte si nj\u00eb deklarat\u00eb e plot\u00eb artistike. Ndri\u00e7imi, koreografit\u00eb, kostumet dhe ritmi skenik krijonin ndjesin\u00eb e nj\u00eb dimensioni t\u00eb nd\u00ebrtuar me koherenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb estetike. \u2018Nuk \u00ebsht\u00eb koncerti im, \u00ebsht\u00eb koncerti yn\u00eb\u2019, shprehet artistja gjat\u00eb performanc\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb ting\u00ebllon m\u00eb shum\u00eb si konfirmim i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb nd\u00ebrtuar me publikun sesa si fraz\u00eb spontane.<\/p>\n<p>Brenda k\u00ebtij spektakli ekziston edhe nj\u00eb element tjet\u00ebr q\u00eb e ka shoq\u00ebruar vazhdimisht gjat\u00eb karrier\u00ebs: raporti me identitetin shqiptar. Momenti dedikuar Shqip\u00ebris\u00eb dhe rikthimi i simbolik\u00ebs s\u00eb \u2018Kuq e zi\u2019, tashm\u00eb e kthyer n\u00eb nj\u00eb lloj himni tjet\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve, tregojn\u00eb se figura e saj artistike gjithmon\u00eb ka l\u00ebvizur mes qasjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nj\u00eb lidhjeje t\u00eb vazhdueshme me identitetin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Perfeksionizmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb organike e m\u00ebnyr\u00ebs si ajo nd\u00ebrton performanc\u00ebn dhe imazhin publik. K\u00ebrkesa ndaj detajit duket se jan\u00eb element\u00eb q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar vazhdimisht evolucionin e saj artistik. Ndoshta pik\u00ebrisht kjo k\u00ebrkes\u00eb e vazhdueshme ndaj vetes dhe pun\u00ebs shpjegon pse figura e saj ka arritur t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb koherenc\u00eb dhe prezenc\u00eb kaq t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb sukseshme n\u00eb peisazhin muzikor shqiptar.<\/p>\n<p>Ky transformim vazhdon edhe me koncertin n\u00eb Lanxess Arena, nj\u00eb tjet\u00ebr moment simbolik n\u00eb karrier\u00ebn e saj. Jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmas\u00ebs s\u00eb aren\u00ebs, por sepse sh\u00ebnon hyrjen e nj\u00eb artisteje shqiptare n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb tradicionalisht t\u00eb lidhur me figurat e m\u00ebdha t\u00eb performanc\u00ebs live nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pas dy dekadash karrier\u00eb, figura e saj pop nuk projektohet m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ekranin, por p\u00ebr skena q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrmasa gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha,<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-2993\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Elvana1.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"900\" \/><\/p>\n<p><strong>Moda si identitet artistik<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb universin artistik t\u00eb Elvana Gjata, moda nuk ka funksionuar thjesht si zbukurim skenik. Me kalimin e viteve, ajo \u00ebsht\u00eb kthyer gradualisht n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vet\u00eb identitetit t\u00eb saj publik, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar prezenc\u00ebn, atmosfer\u00ebn dhe form\u00ebn si perceptohet figura e saj.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi i vazhduesh\u00ebm me stilistin Valdrin Sahiti ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb konsolidimin e nj\u00eb stilitashm\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb identifikuesh\u00ebm. P\u00ebrgjat\u00eb viteve, siluetat dramatike, struktura e fort\u00eb e veshjeve dhe v\u00ebmendja ndaj detajit q\u00eb karakterizon shpesh krijimet e tij jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb organike e m\u00ebnyr\u00ebs si Elvana nd\u00ebrton prezenc\u00ebn e saj skenike dhe vizuale.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb e b\u00ebn interesant k\u00ebt\u00eb raport nuk \u00ebsht\u00eb thjesht fakti se nj\u00eb artiste vishet nga nj\u00eb designer. Interesante \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra si moda fillon t\u00eb funksionoj\u00eb si vazhdim i performanc\u00ebs. N\u00eb koncertet, videoklipet dhe fotoshooting,siluetat duken t\u00eb nd\u00ebrtuara m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar impakt t\u00eb fort\u00eb vizual sesa thjesht eleganc\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb shfaqet shpesh edhe te figurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb muzik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku marr\u00ebdh\u00ebnia artist\u2013designer b\u00ebhet pjes\u00eb e vet\u00eb identitetit publik t\u00eb artistit. Nga Madonna dhe Jean Paul Gaultier te Beyonc\u00e9 dhe Balmain, moda nuk funksionon m\u00eb si dekor i figur\u00ebs, por si instrument p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb me shum\u00eb hite dhe nj\u00eb prani t\u00eb vazhdueshme n\u00eb muzik\u00ebn shqiptare, ky lexim i THELB nuk ndalet te k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb suksesshme apo momentet m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb Elvana Gjata. Ai p\u00ebrqendrohet te kthesat, transformimet dhe momentet ku figura e saj artistike ka ndryshuar gjuh\u00eb vizuale, m\u00ebnyr\u00eb prezence dhe raportin me publikun.<\/p>\n<p>Me kalimin e viteve, Elvana Gjata ka nd\u00ebrtuar gradualisht nj\u00eb figur\u00eb pop q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si nd\u00ebrtohet nj\u00eb artiste n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes muzik\u00ebs, por p\u00ebrmes raportit me performanc\u00ebn, imazhin dhe identitetin vizual. N\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra, evolucioni i saj artistik ka ecur paralelisht edhe me transformimin e vet\u00eb kultur\u00ebs pop shqiptare gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ndoshta pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u2018The Evolution\u2019 nuk ting\u00ebllon vet\u00ebm si titulli i nj\u00eb koncerti, po si emri i procesit p\u00ebrmes t\u00eb cilit Elvana Gjata ka nd\u00ebrtuar, transformuar dhe konsoliduar figur\u00ebn e saj p\u00ebrgjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy dekadave n\u00eb kultur\u00ebn pop shqiptare. Sepse evolucioni, n\u00eb rastin e saj, nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb vet\u00ebm muzikor. Ka qen\u00eb m\u00ebnyra si ajo ka rind\u00ebrtuar vazhdimisht iden\u00eb e vetes p\u00ebrball\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Koncerti do t\u00eb mbahet sot m\u00eb 10 maj n\u00eb Milano, n\u00eb Unipol Forum, n\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb rrug\u00ebtimit artistik t\u00eb saj deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p><strong>\u2014 THELB,<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kultur\u00ebn pop shqiptare, figurat publike shpesh jan\u00eb lexuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore, t\u00eb lidhura kryesisht me jet\u00ebn private, suksesin e momentit apo performanc\u00ebn e radh\u00ebs. Rrall\u00ebher\u00eb ato jan\u00eb trajtuar si pjes\u00eb e nj\u00eb transformimi m\u00eb t\u00eb madh estetik apo kulturor. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada, Elvana Gjata ka qen\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2993,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[48,51],"tags":[],"tmauthors":[54],"class_list":["post-2992","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-kulture","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2992"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2992\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3101,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2992\/revisions\/3101"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2993"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2992"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftmauthors&post=2992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}