{"id":3745,"date":"2026-07-16T21:19:08","date_gmt":"2026-07-16T21:19:08","guid":{"rendered":"https:\/\/thelb.al\/?p=3745"},"modified":"2026-07-17T10:46:32","modified_gmt":"2026-07-17T10:46:32","slug":"grand-maestro-izet-curri-historia-e-couturier-it-qe-kaloi-me-shume-se-pese-dekada-ne-zemer-te-haute-couture-franceze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/thelb.al\/?p=3745","title":{"rendered":"Grand Maestro Izet Curri! Historia e couturierit q\u00eb kaloi m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb dekada n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb haute couture franceze"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb historin\u00eb e mod\u00ebs shqiptare ekzistojn\u00eb pak emra q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb rrug\u00ebtim profesional t\u00eb krahasuesh\u00ebm me at\u00eb t\u00eb Izet Currit.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb dekada, couturieri me origjin\u00eb nga Shkupi ka qen\u00eb pjes\u00eb e industris\u00eb franceze t\u00eb mod\u00ebs, duke bashk\u00ebpunuar me disa prej emrave dhe sht\u00ebpive m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb <em>haute couture<\/em> dhe <em>pr\u00eat-\u00e0-porter de lux<\/em> europiane, nga Herm\u00e8s e Thierry Mugler, tek Azzedine Ala\u00efa, Jean Paul Gaultier dhe Christian Lacroix.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij rrug\u00ebtimi, emri i tij ka mbetur \u00e7udit\u00ebrisht pak i njohur n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky shkrim \u00ebsht\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rikthyer v\u00ebmendjen tek Grand Maestro q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb zanatit, t\u00eb mod\u00ebs dhe t\u00eb vet\u00eb ides\u00eb s\u00eb mjesht\u00ebris\u00eb n\u00eb kuptimin m\u00eb klasik t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Historia e Izet Currit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm historia e nj\u00eb stilisti apo modelisti, por \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb profesioni, e emigrimit, e nj\u00eb familjeje, e industris\u00eb franceze t\u00eb mod\u00ebs n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX dhe e nj\u00eb brezi mjesht\u00ebrish q\u00eb e kuptonin veshjen si konstruksion, teknik\u00eb dhe disiplin\u00eb, shum\u00eb p\u00ebrpara se moda t\u00eb kthehej kryesisht n\u00eb imazh. \u00cbsht\u00eb gjithashtu historia e nj\u00eb shqiptari q\u00eb nd\u00ebrtoi jet\u00ebn e tij profesionale n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb haute couture europiane.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-3746\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/SnapInsta.to_619487839_18353797057201746_5862138803819710336_n.jpg\" alt=\"\" width=\"961\" height=\"961\" \/><\/p>\n<p><strong>Shkupi dhe profesioni q\u00eb nuk e zgjodhi vet\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpara Parisit, mod\u00ebs s\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe emrave q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnonin historin\u00eb e mod\u00ebs franceze, ishte Shkupi i viteve t\u00eb pasluft\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e ish Jugosllavis\u00eb dhe nj\u00eb familje shqiptare me n\u00ebnt\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Izet Curri ishte vet\u00ebm kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 kur hyri p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb punishte rrobaqep\u00ebsie dhe nuk ishte nj\u00eb zgjedhje e lindur nga pasioni apo nga ndonj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e hershme p\u00ebr mod\u00ebn. Pas vdekjes s\u00eb babait, familja kishte nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhura dhe ishte n\u00ebna ajo q\u00eb vendosi se djali i saj duhej t\u00eb m\u00ebsonte nj\u00eb zanat. \u2018<em>Nuk e kam dashur k\u00ebt\u00eb profesion. N\u00ebna ime vendosi p\u00ebr mua<\/em>\u2019, do t\u00eb kujtonte ai shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Profesioni q\u00eb fillimisht kishte hyr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij si nj\u00eb nevoj\u00eb ekonomike, gradualisht filloi t\u00eb zinte tjet\u00ebr vend. Mjeshtri pran\u00eb t\u00eb cilit punonte nuk i m\u00ebsoi vet\u00ebm prerjen, kall\u00ebpin apo qepjen, por edhe raportin me pun\u00ebn q\u00eb do ta shoq\u00ebronte gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs profesionale. Curri kujton ende dit\u00ebt e pages\u00ebs, kur merrte rrog\u00ebn dhe nxitonte ta \u00e7onte n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t&#8217;ia dor\u00ebzuar n\u00ebn\u00ebs. Jan\u00eb nd\u00ebr kujtimet ku rikthehet m\u00eb shpesh kur flet p\u00ebr ato vite.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00ebsonte n\u00eb punishte nuk mbetej vet\u00ebm aty. N\u00eb sht\u00ebpi ua tregonte motrave, m\u00eb pas kush\u00ebrirave dhe grave t\u00eb lagjes, duke ndar\u00eb me to gjith\u00e7ka kishte m\u00ebsuar gjat\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkupi i viteve &#8217;60 ishte qytet n\u00eb transformim. Ende n\u00ebn hijen e t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrues t\u00eb vitit 1963 dhe n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb madh rind\u00ebrtimi, jetohej nj\u00ebkoh\u00ebsisht mes kujtes\u00ebs s\u00eb qytetit t\u00eb vjet\u00ebr dhe modernitetit q\u00eb po ngrihej p\u00ebrpara syve t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb tij. Brenda Jugosllavis\u00eb s\u00eb asaj kohe, t\u00eb p\u00ebrshkruar shpesh si nj\u00eb lloj hibridi mes socializmit dhe ndikimeve per\u00ebndimore, muzika, moda dhe kultura per\u00ebndimore arrinin t\u00eb dep\u00ebrtonin disi krahasuar me \u00a0pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bllokut komunist.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet q\u00eb pasuan, me nj\u00eb mik, Curri hapi butikun e tij t\u00eb par\u00eb, t\u00eb cilin vendosi ta quante \u2018Bonnie &amp; Clyde\u2019. Emri nuk u prit mir\u00eb nga autoritetet, t\u00eb cilat k\u00ebrkuan q\u00eb tabela t\u00eb shkruhej n\u00eb alfabet cirilik. Refuzimi i tij p\u00ebr ta ndryshuar u pasua nga nj\u00eb episod q\u00eb ai vazhdon ta tregoj\u00eb me humor edhe sot: tabela e dyqanit u hoq me \u00e7ekan.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve &#8217;60, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb nga bota e mod\u00ebs q\u00eb e t\u00ebrhiqte gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr, e \u00e7oi drejt Parisit, ku mendonte se do t\u00eb q\u00ebndronte vet\u00ebm dy jav\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-3747\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/SnapInsta.to_734152536_17881053786672301_2663256519303790653_n-768x1024.webp\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-3748\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/SnapInsta.to_621841534_18438440635107614_2999507831799868441_n.jpg\" alt=\"\" width=\"717\" height=\"717\" \/><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Parisi, 55 vite n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb haute couture franceze<\/strong><\/p>\n<p>Izet Curri mb\u00ebrriti n\u00eb Paris me iden\u00eb se do t\u00eb q\u00ebndronte pak dit\u00eb. D\u00ebshironte t\u00eb blinte revista mode, libra dhe katalog\u00eb profesional\u00eb, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin pothuajse t\u00eb pamundur p\u00ebr t&#8217;u gjetur n\u00eb Shkup dhe m\u00eb pas t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Parisi rezultoi shum\u00eb m\u00eb i shtrenjt\u00eb nga sa kishte imagjinuar dhe pjesa m\u00eb e madhe e kursimeve kishte p\u00ebrfunduar pik\u00ebrisht tek librat dhe revistat. Kur situata filloi t\u00eb b\u00ebhej e v\u00ebshtir\u00eb, iu drejtua Ambasad\u00ebs Jugosllave me shpres\u00ebn se mund ta ndihmonin t\u00eb gjente nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme deri n\u00eb kthimin e tij n\u00eb vendlindje.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb bashk\u00ebqytetari nga Shkupi, arriti t\u00eb gjente pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb atelier t\u00eb vog\u00ebl pariziene. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk fliste fr\u00ebngjisht, nuk kishte dokumente t\u00eb rregullta dhe hoteli ku q\u00ebndronte kishte mbajtur pasaport\u00ebn dhe bagazhet e tij deri n\u00eb shlyerjen e pagesave t\u00eb papaguara. Ajo q\u00eb fillimisht ishte menduar si nj\u00eb zgjidhje e p\u00ebrkohshme, shum\u00eb shpejt do t\u00eb merrte nj\u00eb drejtim krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej veshjeve t\u00eb realizuara prej duarve t\u00eb tij t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e Herm\u00e8s. Curri ka treguar se kur e thirr\u00ebn n\u00eb zyr\u00eb mendoi se kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gabim, por n\u00eb vend t\u00eb kritik\u00ebs mori nj\u00eb ofert\u00eb pune. P\u00ebr pes\u00eb vitet q\u00eb pasuan, ai pa e ditur dhe pa e kuptuar qart\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh, do t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e nj\u00eb prej sht\u00ebpive m\u00eb prestigjioze franceze t\u00eb mod\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb ai vet\u00eb e konsideron si nj\u00eb nga shkollat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb \u2018Herm\u00e8s\u2019 ai gjeti jo vet\u00ebm stabilitet profesional, por edhe mb\u00ebshtetjen q\u00eb i nevojitej p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tij n\u00eb Franc\u00eb. Sht\u00ebpia franceze e mod\u00ebs e ndihmoi me dokumentacionin, formalitetet administrative dhe detyrimet financiare q\u00eb ai kishte ende nga dit\u00ebt e para t\u00eb mb\u00ebrritjes n\u00eb Paris. P\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ri q\u00eb kishte mb\u00ebrritur n\u00eb qytet me iden\u00eb e nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb shkurt\u00ebr, ishte fillimi i nj\u00eb historie q\u00eb do t\u00eb zgjaste m\u00eb shum\u00eb se pes\u00ebdhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1974, Curri mori nj\u00eb vendim q\u00eb shum\u00eb prej koleg\u00ebve t\u00eb tij e konsideruan t\u00eb pakuptuesh\u00ebm: u largua nga siguria e Herm\u00e8s p\u00ebr t\u00eb hapur atelier dhe mark\u00ebn e tij n\u00eb Paris. Ai vet\u00eb kujton se nj\u00eb prej koleg\u00ebve e quajti t\u00eb \u00e7mendur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjedhje. Vitet n\u00eb vazhdim do t\u00eb tregonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-3751\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/SnapInsta.to_622629789_18096256028509073_9168056557349781238_n-1024x1024.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebrmes atelier q\u00eb hapi me emrin e vet nd\u00ebrtoi gradualisht klientel\u00ebn, nd\u00ebrsa reputacioni i Currit nisi t\u00eb rritej n\u00eb qarqet profesionale t\u00eb mod\u00ebs franceze. Nj\u00eb punonj\u00ebse banke, e impresionuar nga k\u00ebmb\u00ebngulja dhe ritmi i tij i pun\u00ebs, pranoi ofert\u00ebn e Currit p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e sip\u00ebrmarrjes s\u00eb re dhe t\u00eb kujdesej p\u00ebr an\u00ebn financiare t\u00eb biznesit. Ishte fillimi i nj\u00eb periudhe q\u00eb do ta vendoste emrin e tij gjithnj\u00eb e m\u00eb pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb mod\u00ebs franceze t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, klientela e tij nisi t\u00eb zgjerohej edhe p\u00ebrtej ambientit t\u00eb mod\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrfshinte emra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kinemas\u00eb, muzik\u00ebs dhe jet\u00ebs publike franceze. Sean Connery, Monica Bellucci, G\u00e9rard Depardieu, Isabelle Adjani, Christopher Lambert apo Johnny Hallyday ishin vet\u00ebm disa prej figurave q\u00eb kaluan n\u00ebp\u00ebr duart e tij si modelist dhe couturier.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-3749\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/500-10-Izet-Curi-with-Christopher-Lambert-1024x692.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"692\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1977 ai iu bashkua Thierry Mugler-it, n\u00eb nj\u00eb moment kur stilisti francez po nd\u00ebrtonte estetik\u00ebn q\u00eb do ta kthente n\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb avangard\u00ebs s\u00eb mod\u00ebs s\u00eb shekullit XX. Bashk\u00ebpunimi i tyre zgjati pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet dhe Curri e konsideron si nj\u00eb nga p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-3750\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/SnapInsta.to_733606151_17881053789672301_4815550419698316871_n-768x1024.webp\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe nisi edhe bashk\u00ebpunimi me Azzedine Ala\u00efa-n. N\u00eb vitin 1981 ai kontribuoi n\u00eb ngritjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb mod\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb u rikthye si drejtor teknik, nj\u00eb rol q\u00eb k\u00ebrkonte jo vet\u00ebm njohje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por edhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta kthyer vizionin krijues t\u00eb stilistit n\u00eb veshje t\u00eb realizueshme.<\/p>\n<p>M\u00eb pas erdh\u00ebn Jean Paul Gaultier, Christian Lacroix, Chlo\u00e9 dhe Chanel. N\u00eb vitin 1997 ai realizoi koleksionin e par\u00eb haute couture t\u00eb Jean Paul Gaultier.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-3752\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/SnapInsta.to_619899871_18050668040475241_407725622796212509_n.webp\" alt=\"\" width=\"975\" height=\"692\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-3753\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/SnapInsta.to_621454503_18058222133670306_2141348975701334973_n.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"692\" \/><\/p>\n<p>Me kalimin e viteve, krijimtaria e tij u zgjerua edhe drejt teatrit dhe oper\u00ebs, fusha ku kostumi pushon s\u00eb qeni thjesht veshje dhe b\u00ebhet pjes\u00eb e personazhit dhe e vet\u00eb rr\u00ebfimit skenik. Mes projekteve q\u00eb ai kujton me k\u00ebnaq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb opera \u2018<em>Cos\u00ec fan tutte\u2019<\/em> t\u00eb Mozart, ku vendosi q\u00eb dy sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs t\u00eb visheshin me kostume tradicionale shqiptare, duke sjell\u00eb n\u00eb sken\u00ebn europiane nj\u00eb detaj identitar q\u00eb p\u00ebr t\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia me artin nuk mbeti e kufizuar tek moda apo skena. P\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me piktorin malazez Dado, pjes\u00eb e skicave dhe dizenjimeve udh\u00ebtuan p\u00ebr 10 vite n\u00eb galeri dhe ekspozita n\u00eb Europ\u00eb, Japoni dhe Kanada, duke e vendosur trash\u00ebgimin\u00eb q\u00eb krijoi n\u00eb dimensionin e artit pamor.<\/p>\n<p>Vite m\u00eb von\u00eb, duke folur p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb, ai p\u00ebrdor nj\u00eb krahasim q\u00eb ndoshta shpjegon m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do statistik\u00eb raportin me Parisin dhe gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00ebsoi atje: \u2018<em>Kur mb\u00ebrrita n\u00eb Franc\u00eb kisha nj\u00eb qese plastike dije. Sot kam dy valixhe t\u00eb m\u00ebdha.\u2019<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Kthimi, m\u00eb shum\u00eb se 5 dekada <em>p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb brezave t\u00eb rinj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ishte viti 2004 kur Izet Curri, i ftuar nga Presidenti Ibrahim Rrugova, hapi akademin\u00eb e par\u00eb n\u00eb trojet shqiptare dhe pik\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb cilin kishte menduar prej koh\u00ebsh dhe q\u00eb lidhej me nj\u00eb bindje t\u00eb thjesht\u00eb: talenti ekzistonte, por mungonin strukturat ku ai talent mund t\u00eb formohej profesionalisht.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-3755\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/aa_picture_20141209_3991245_high-1-1024x609.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"609\" \/><\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, kjo ide zuri vend, m\u00eb n\u00eb fund, edhe n\u00eb Shkup me themelimin dhe haojen e Institutit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Mod\u00ebs q\u00eb mban emrin e Izet Curri, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku ai sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u00eb kaloj\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Modeli q\u00eb nd\u00ebrtoi \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrt me shkollat franceze. P\u00ebr Currin, nj\u00eb stilist nuk duhet t\u00eb dij\u00eb vet\u00ebm t\u00eb skicoj\u00eb apo t\u00eb konceptoj\u00eb nj\u00eb ide, por t\u00eb njoh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesin e nd\u00ebrtimit t\u00eb veshjes, nga kall\u00ebpi, prerja dhe deri tek qepja e realizimi p\u00ebrfundimtar i saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, instituti funksionon nj\u00ebkoh\u00ebsisht si shkoll\u00eb mode dhe si sht\u00ebpi mode, duke i vendosur student\u00ebt p\u00ebrball\u00eb \u00e7do etape t\u00eb profesionit.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-3756\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/500-10-Fashion-Institute-Izet-Curi-5-1024x682.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"682\" \/><\/p>\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00eb shekulli pun\u00eb, ritmi i tij i p\u00ebrditsh\u00ebm mbetet pothuajse i pandryshuar. Curri ka treguar shpesh se gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij profesionale ka punuar mesatarisht pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb or\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, vazhdon ta b\u00ebj\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs ia marrin akademia dhe student\u00ebt. Dit\u00ebt kalojn\u00eb mes klasave, provave, korrigjimeve dhe ndjekjes s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb secilit prej tyre, n\u00eb nj\u00eb angazhim q\u00eb shpesh zgjat deri von\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje. Megjithat\u00eb, ai vazhdon ende t\u00eb krijoj\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-3757\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/SnapInsta.to_639745374_18560632348045693_1213402103697901985_n-1024x1024.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn e artistit, m\u00ebsimdh\u00ebnia nuk e ka z\u00ebvend\u00ebsuar krijimin dhe krijimi nuk e ka z\u00ebvend\u00ebsuar m\u00ebsimdh\u00ebnien. T\u00eb dyja vazhdojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb pune, ashtu si kan\u00eb bashk\u00ebjetuar p\u00ebr vite me radh\u00eb. Rezultatet e k\u00ebsaj pune jan\u00eb t\u00eb dukshme edhe tek student\u00ebt. Disa prej tyre kan\u00eb vazhduar karrier\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb m\u00ebdha mode si Dior apo Saint Laurent, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar emrat e tyre n\u00eb rajon. Mes tyre dallojn\u00eb ish student\u00ebt nga Kosova p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Curri shprehet shpesh shum\u00eb krenar dhe i p\u00ebrmend me emra. N\u00eb intervistat q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb, ai rikthehet shpesh tek nj\u00eb mendim q\u00eb duket se e shoq\u00ebron gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vitet e fundit: dija duhet t\u00eb transmetohet sa \u00ebsht\u00eb ende koh\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. &#8216;<em>M\u00eb shfryt\u00ebzoni sa m\u00eb keni gjall\u00eb<\/em>&#8216;, thot\u00eb duke buz\u00ebqeshur.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-3758\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/SnapInsta.to_619834043_18557663464065013_6999790080119795960_n.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"640\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Aktualisht Grand Maestro Izet Curri e ndan koh\u00ebn mes Shkupit dhe Parisit.<\/p>\n<p>N\u00eb Shkup e gjen zakonisht n\u00eb akademi, mes student\u00ebve dhe projekteve t\u00eb reja. N\u00eb Paris, qytetin ku mb\u00ebrriti dikur me iden\u00eb se do t\u00eb q\u00ebndronte vet\u00ebm dy jav\u00eb, vazhdon t\u00eb rikthehet p\u00ebr familjen, miqt\u00eb dhe lagjet q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej vendeve q\u00eb preferon t\u00eb vizitoj\u00eb m\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb Montmartre. Ndoshta sepse aty vazhdon t\u00eb ndiej\u00eb pranin\u00eb e artist\u00ebve bohem, piktor\u00ebve, pasurin\u00eb e ngjyrave dhe atmosfer\u00ebn krijuese q\u00eb gjithmon\u00eb e ka t\u00ebrhequr.<\/p>\n<p>Duket se dy ngjyra n\u00eb ve\u00e7anti e kan\u00eb shoq\u00ebruar gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs: e kuqja dhe jeshilja. Vet\u00ebm shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, duke u kthyer n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes, kuptoi se ishin t\u00eb nj\u00ebjtat ngjyra q\u00eb dominonin qilimin e gjyshes dhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij. Ngjyrat kishin qen\u00eb aty shum\u00eb p\u00ebrpara se ai t&#8217;i zgjidhte vet\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ai \u00ebsht\u00eb thinjur, por ruan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kariz\u00ebm. N\u00eb kok\u00eb mban nj\u00eb kapele karakteristike q\u00eb ka historin\u00eb e saj. Ideja e k\u00ebsaj kapele nis nga nj\u00eb dhurat\u00eb e mikut fotoreporter konfliktesh i cili humbi jet\u00ebn n\u00eb \u00c7e\u00e7eni. Curri e vendosi n\u00eb funeralin e tij n\u00eb vitin 1994 dhe nuk e hoqi m\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-3759\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Artboard-d1-1024x686.png\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"686\" \/><\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb daljeve publike, edhe pas gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, Curri vazhdon t\u00eb shmang\u00eb titujt e m\u00ebdhenj. Ai nuk e quan veten maestro, stilist apo artist. P\u00ebr veten zgjedh nj\u00eb p\u00ebrkufizim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: <em>\u2018Jam nj\u00eb njeri q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb veshje.\u2019<\/em> Diku tjet\u00ebr p\u00ebrdor nj\u00eb term q\u00eb ndoshta e p\u00ebrshkruan edhe m\u00eb mir\u00eb pun\u00ebn e tij: <em>\u2018arkitekt kostumesh\u2019<\/em>.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-3760\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/SnapInsta.to_623371963_18046156097711335_4040273351719151819_n-1024x1024.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht aty q\u00ebndron edhe arsyeja pse historia e tij meriton t\u00eb rr\u00ebfehet, sepse n\u00eb nj\u00eb industri q\u00eb shpesh nd\u00ebrton mite, Izet Curri vazhdon t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn, zanatin dhe dijen me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn thjesht\u00ebsi me t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb djal\u00eb kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ar nga Shkupi nxitonte t\u00eb \u00e7onte rrog\u00ebn e par\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr t&#8217;ia dor\u00ebzuar n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>&#8211; THELB,<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb historin\u00eb e mod\u00ebs shqiptare ekzistojn\u00eb pak emra q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb rrug\u00ebtim profesional t\u00eb krahasuesh\u00ebm me at\u00eb t\u00eb Izet Currit. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb dekada, couturieri me origjin\u00eb nga Shkupi ka qen\u00eb pjes\u00eb e industris\u00eb franceze t\u00eb mod\u00ebs, duke bashk\u00ebpunuar me disa prej emrave dhe sht\u00ebpive m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb haute couture dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":3763,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38,59,39,40],"tags":[],"tmauthors":[64],"class_list":["post-3745","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-editorial","category-kryesore","category-mode","category-stiliste"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3745","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3745"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3745\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3769,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3745\/revisions\/3769"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3763"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3745"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftmauthors&post=3745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}