{"id":4226,"date":"2026-09-01T20:11:07","date_gmt":"2026-09-01T20:11:07","guid":{"rendered":"https:\/\/thelb.al\/?p=4226"},"modified":"2026-09-01T20:11:07","modified_gmt":"2026-09-01T20:11:07","slug":"shtatori-muaji-qe-nis-vitin-e-modes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/thelb.al\/?p=4226","title":{"rendered":"Shtatori, muaji q\u00eb nis vitin e mod\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Kat\u00ebr qytete, nj\u00eb kalendar dhe zinxhiri q\u00eb q\u00ebndron pas tij<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sall\u00eb n\u00eb New York, dritat ulen dhe muzika nis para se dera e fundit t\u00eb mbyllet pas modeleve. Diku tjet\u00ebr, n\u00eb telefonat e bler\u00ebsve dhe editor\u00ebve q\u00eb presin n\u00eb rreshtin e par\u00eb, tashm\u00eb po shkruhet lista e asaj q\u00eb do t\u00eb porositet, do t\u00eb fotografohet, do t\u00eb komentohet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb dyqanet ku ne blejm\u00eb, raftet jan\u00eb ende plot me xhaketa dhe pallto vjeshte. Ky \u00ebsht\u00eb kontrasti q\u00eb p\u00ebrcakton shtatorin, teksa bota blen p\u00ebr dimrin, industria e mod\u00ebs \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb duke folur p\u00ebr pranver\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr dik\u00eb q\u00eb e ndjek mod\u00ebn nga af\u00ebr, kjo duket e vet\u00ebkuptueshme. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr, mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb si nj\u00eb muaj i gjat\u00eb me pasarela, fotograf\u00eb, modele e veshje q\u00eb kushtojn\u00eb shum\u00eb. Por pas k\u00ebtij spektakli ekziston nj\u00eb sistem i t\u00ebr\u00eb, dhe ajo q\u00eb ndodh n\u00eb shtator nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me rrobat q\u00eb shohim n\u00eb pasarel\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4228\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/Prabal-Gurung-PO-F24-003-683x1024.webp\" alt=\"\" width=\"683\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Fashion Month?<\/strong><\/p>\n<p>Quhet Fashion Month muaji kur moda zhvendoset nga nj\u00eb kryeqytet n\u00eb tjetrin: New York, Lond\u00ebr, Milano dhe Paris. Aty prezantohen koleksionet e sezonit q\u00eb vjen dhe, k\u00ebt\u00eb shtator, bota e mod\u00ebs do t\u00eb tregoj\u00eb at\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb veshim n\u00eb Pranver\u00eb\/Ver\u00eb 2027.<\/p>\n<p>New York-u e hap kalendarin m\u00eb 10 shtator dhe e mbyll m\u00eb 15; Londra vijon nga 17 deri m\u00eb 21 shtator; Milanoja zhvillohet nga 22 deri m\u00eb 28 shtator, nd\u00ebrsa Parisi e p\u00ebrmbyll ciklin nga 28 shtator deri m\u00eb 6 tetor.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr qytetet nuk jan\u00eb thjesht kat\u00ebr ndalesa gjeografike, secili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme. New York-u \u00ebsht\u00eb pika ku gjith\u00e7ka nis me ritmin e nj\u00eb qyteti q\u00eb ka ditur ta lidh\u00eb mod\u00ebn me rrug\u00ebn, muzik\u00ebn dhe jet\u00ebn urbane. Londra vjen me nj\u00eb temperament tjet\u00ebr, m\u00eb i lir\u00eb, m\u00eb eksperimental, shpesh m\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim at\u00eb q\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb pranuar si e mir\u00ebqen\u00eb. N\u00eb Milano, v\u00ebmendja zhvendoset te materiali, prerja, mjesht\u00ebria artizanale dhe ajo marr\u00ebdh\u00ebnie e gjat\u00eb mes mod\u00ebs dhe industris\u00eb q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Italin\u00eb nj\u00eb prej qendrave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb eleganc\u00ebs. Pastaj vjen Parisi, ku historia e haute couture dhe sht\u00ebpit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb mod\u00ebs e kthejn\u00eb p\u00ebrmbylljen e k\u00ebtij udh\u00ebtimi n\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kalendarit.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb institucion i vet\u00ebm nuk e drejton k\u00ebt\u00eb sistem. New York-u ka Council of Fashion Designers of America, Londra British Fashion Council, Milanoja Camera Nazionale della Moda Italiana, Parisi F\u00e9d\u00e9ration de la Haute Couture et de la Mode. Kat\u00ebr organizata t\u00eb pavarura, q\u00eb megjithat\u00eb e kan\u00eb nd\u00ebrtuar kalendarin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb si deg\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit trung, p\u00ebr disa jav\u00eb, pjesa m\u00eb e madhe e njer\u00ebzve me ndikim n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si moda prodhohet, fotografohet, komentohet dhe shitet ndodhen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qark.<\/p>\n<p>Ky rit\u00ebm ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe media ta trajtoj\u00eb shtatorin ndryshe nga \u00e7do muaj tjet\u00ebr ku p\u00ebr dekada, numri i shtatorit ka qen\u00eb nd\u00ebr botimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb revistave t\u00eb mod\u00ebs, ai q\u00eb bashkon reklamat, editorialet dhe kopertinat e sezonit t\u00eb ri n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb vet\u00ebm komunikimi. K\u00ebshtu, shtatori nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm muaji me m\u00eb shum\u00eb koleksione, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj fillimi i vitit t\u00eb mod\u00ebs.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4229\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/00020-amiri-fall-2025-menswear-credit-gorunway-1467x2200-1-683x1024.webp\" alt=\"\" width=\"683\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>Por pse gjith\u00eb kjo ndodh pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme p\u00ebr ata q\u00eb nuk e ndjekin industrin\u00eb \u00ebsht\u00eb se rrobat q\u00eb shfaqen n\u00eb shtator nuk jan\u00eb rrobat e vjesht\u00ebs. Ato jan\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, nj\u00eb propozim p\u00ebr pranver\u00ebn dhe ver\u00ebn e vitit tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Arsyeja \u00ebsht\u00eb praktike. Nj\u00eb koleksion nuk shkon nga pasarela drejt dyqanit brenda pak dit\u00ebsh. Pas prezantimit vijn\u00eb porosit\u00eb e bler\u00ebsve, prodhimi, shp\u00ebrndarja, planifikimi i dyqaneve, fushatat, fotografit\u00eb editoriale dhe gjith\u00eb komunikimi q\u00eb duhet ta shoq\u00ebroj\u00eb nj\u00eb sezon t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se moda operon disa muaj p\u00ebrpara konsumatorit. Kur ne jemi duke bler\u00eb nj\u00eb pallto p\u00ebr dimrin, industria \u00ebsht\u00eb duke vendosur tashm\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb shohim n\u00eb vitrinat e pranver\u00ebs. Pasarela \u00ebsht\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, fillimi i nj\u00eb procesi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, nj\u00eb proces q\u00eb nis, n\u00eb fakt, q\u00eb n\u00eb sall\u00eb, para se koleksioni t\u00eb ekzistoj\u00eb si imazh publik.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodh p\u00ebrtej pasarel\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb fashion week nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm momenti kur nj\u00eb stilist nxjerr koleksionin p\u00ebrpara fotograf\u00ebve. N\u00eb sall\u00eb ndodhen bler\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb vendosin cilat pjes\u00eb kan\u00eb potencial p\u00ebr tregun e tyre; editor\u00eb dhe gazetar\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb kuptojn\u00eb cilat ide kan\u00eb pesh\u00eb dhe t&#8217;i dokumentojn\u00eb ato; stilist\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb cilat pjes\u00eb mund t\u00eb kthehen n\u00eb imazhe; fotograf\u00eb q\u00eb regjistrojn\u00eb jo vet\u00ebm veshjet, por edhe m\u00ebnyr\u00ebn si ato po p\u00ebrkthehen n\u00eb kultur\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj fillon pjesa q\u00eb publiku zakonisht nuk e sheh. Nj\u00eb ngjyr\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb disa koleksione mund t\u00eb b\u00ebhet sinjal. Nj\u00eb siluet\u00eb mund t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb shfaqet n\u00eb editorialet e mod\u00ebs. Nj\u00eb material mund t\u00eb b\u00ebhet objekt interesi p\u00ebr prodhuesit. Nj\u00eb pjes\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vitrin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb reklamuese, n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb, n\u00eb nj\u00eb personazh t\u00eb famsh\u00ebm dhe m\u00eb pas n\u00eb garderob\u00ebn e konsumatorit.<\/p>\n<p>Jo \u00e7do propozim i pasarel\u00ebs arrin ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb plot\u00eb. Fashion week \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pika e par\u00eb e filtrit, vendi ku fillon t\u00eb vendoset cilat ide do t\u00eb mbijetojn\u00eb deri te trupi i dikujt dhe cilat do t\u00eb mbeten thjesht imazhe t\u00eb nj\u00eb sezoni.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4230\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/72-683x1024.webp\" alt=\"\" width=\"683\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>Kur moda b\u00ebhet ekonomi<\/strong><\/p>\n<p>Pas nj\u00eb koleksioni q\u00ebndrojn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb projektojn\u00eb dhe presin modelet, zgjedhin p\u00eblhurat, punojn\u00eb me prodhuesit dhe artizan\u00ebt, nd\u00ebrtojn\u00eb imazhin e mark\u00ebs, fotografojn\u00eb dhe filmojn\u00eb fushatat, p\u00ebrgatisin sfilatat, organizojn\u00eb audicione, merren me flok\u00ebt dhe grimin, komunikojn\u00eb koleksionin p\u00ebrmes mediave, negociojn\u00eb shitjet, menaxhojn\u00eb showroom-et, transportojn\u00eb koleksionet dhe i \u00e7ojn\u00eb ato deri te dyqanet dhe konsumatori.<\/p>\n<p>Madh\u00ebsia e k\u00ebsaj industrie shihet edhe n\u00eb ekonomin\u00eb e qyteteve q\u00eb e presin. N\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, industria e mod\u00ebs pun\u00ebson m\u00eb shum\u00eb se 800 mij\u00eb njer\u00ebz dhe kontribuon me rreth 30 miliard\u00eb paund n\u00eb vler\u00ebn e shtuar bruto t\u00eb ekonomis\u00eb britanike. N\u00eb shtetin e New York-ut, industria gjeneron mbi 24 miliard\u00eb dollar\u00eb paga n\u00eb vit dhe pun\u00ebson rreth 312 mij\u00eb njer\u00ebz. Vet\u00ebm edicioni i shkurtit 2026 i Jav\u00ebs s\u00eb Mod\u00ebs p\u00ebr femra n\u00eb Milano gjeneroi mbi 217 milion\u00eb euro shpenzime turistike.<\/p>\n<p>Pas disa minutave t\u00eb nj\u00eb shfaqjeje vihet n\u00eb l\u00ebvizje nj\u00eb zinxhir i t\u00ebr\u00eb ekonomik: udh\u00ebtime, hotele, restorante, transport, prodhim, media, biznes. Ky zinxhir vendos, n\u00eb fund, sa larg do t\u00eb shkoj\u00eb \u00e7do ide e par\u00eb n\u00eb pasarel\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A p\u00ebrcakton ende Fashion Week at\u00eb q\u00eb do t\u00eb veshim?<\/strong><\/p>\n<p>Jo detyrimisht. Moda sot l\u00ebviz m\u00eb shpejt se kalendari tradicional. Ka koleksione resort, pre-fall, kapsula, bashk\u00ebpunime dhe produkte q\u00eb dalin gjat\u00eb gjith\u00eb vitit. Rrjetet sociale e kan\u00eb p\u00ebrshpejtuar k\u00ebt\u00eb proces: nj\u00eb veshje q\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb pasarel\u00ebn e Parisit mund t\u00eb qarkulloj\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn brenda pak or\u00ebsh dhe t\u00eb kthehet n\u00eb tem\u00eb diskutimi shum\u00eb p\u00ebrpara se koleksioni t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb dyqane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fashion week nuk vendos se \u00e7far\u00eb do t\u00eb vesh\u00eb bota. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet ku industria vendos se cilat ide ia vlen t\u00eb d\u00ebgjohen. Jo \u00e7do propozim mbijeton, dhe seleksionimi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e mekanizmit. Pasarelat nuk kan\u00eb monopolin e v\u00ebmendjes, por vazhdojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebrqendrimi: krijimtaria, biznesi, media dhe tregu ndodhen, p\u00ebr pak jav\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend dhe flasin p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb jesh stilisti q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb fund t\u00eb pasarel\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb vend n\u00eb fush\u00ebn e mod\u00ebs. Ka dhjet\u00ebra profesione q\u00eb ekzistojn\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mes ides\u00eb dhe veshjes q\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb trupin e dikujt dhe pas \u00e7do koleksioni, \u00e7do fotografie dhe \u00e7do shfaqjeje q\u00ebndrojn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ende nuk i njohim, por po nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-THELB,\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr qytete, nj\u00eb kalendar dhe zinxhiri q\u00eb q\u00ebndron pas tij N\u00eb nj\u00eb sall\u00eb n\u00eb New York, dritat ulen dhe muzika nis para se dera e fundit t\u00eb mbyllet pas modeleve. Diku tjet\u00ebr, n\u00eb telefonat e bler\u00ebsve dhe editor\u00ebve q\u00eb presin n\u00eb rreshtin e par\u00eb, tashm\u00eb po shkruhet lista e asaj q\u00eb do t\u00eb porositet, do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":4227,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38,59,39],"tags":[],"tmauthors":[64],"class_list":["post-4226","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-editorial","category-kryesore","category-mode"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4226","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4226"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4226\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4231,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4226\/revisions\/4231"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4227"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4226"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4226"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4226"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftmauthors&post=4226"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}