{"id":4515,"date":"2026-10-10T18:10:36","date_gmt":"2026-10-10T18:10:36","guid":{"rendered":"https:\/\/thelb.al\/?p=4515"},"modified":"2026-10-10T18:10:36","modified_gmt":"2026-10-10T18:10:36","slug":"xheksil-muca-traditen-shqiptare-nuk-mjafton-ta-riprodhosh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/thelb.al\/?p=4515","title":{"rendered":"Xheksil Mu\u00e7a: Tradit\u00ebn shqiptare nuk mjafton ta riprodhosh"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga centrot e gjysheve dhe kostumet tradicionale te koleksioni \u2018Shtojzovalle\u2019, i prezantuar n\u00eb Milano, stilisti 24-vje\u00e7ar Xheksil Mu\u00e7a po nd\u00ebrton nj\u00eb krijimtari ku historia, mitologjia dhe mjesht\u00ebria artizanale shqiptare marrin forma bashk\u00ebkohore. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr THELB, ai rr\u00ebfen rrug\u00ebtimin e tij, marr\u00ebdh\u00ebnien me artin, koleksionet q\u00eb e kan\u00eb formuar dhe ambicien p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb PLISI-n nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb dalluesh\u00ebm n\u00eb mod\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 28 shtator, n\u00eb Palazzo dei Giureconsulti, gjat\u00eb GX Fashion Week n\u00eb Milano, stilisti shqiptar Xheksil Mu\u00e7a prezantoi koleksionin <em>Shtojzovalle<\/em>. N\u00eb pasarel\u00eb, figurat e frym\u00ebzuara nga mitologjia shqiptare mor\u00ebn form\u00eb p\u00ebrmes shtres\u00ebzimeve t\u00eb tylit, transparencave dhe kurorave me brir\u00eb dhie. Ishte nj\u00eb koleksion ku veshja i afrohej kostumografis\u00eb dhe ku figura fem\u00ebrore shfaqej mes delikates\u00ebs, forc\u00ebs, reales dhe mitologjikes.<\/p>\n<p>P\u00ebr stilistin 24-vje\u00e7ar, i cili e ka nd\u00ebrtuar krijimtarin\u00eb e tij mbi trash\u00ebgimin\u00eb kulturore shqiptare, Milano ishte nj\u00eb tjet\u00ebr hap n\u00eb rrug\u00ebtimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Prezantimi i tij u pasqyrua edhe nga media italiane \u2018<em>Il Metropolitano\u2019<\/em>, e cila u ndal te interpretimi i folklorit shqiptar nga stilisti dhe te puna artizanale q\u00eb karakterizonte koleksionin.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4516\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/IMG_1581-683x1024.jpg\" alt=\"\" width=\"683\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p>Por historia e Xheksil Mu\u00e7\u00ebs nuk fillon n\u00eb Milano. P\u00ebr ta kuptuar at\u00eb q\u00eb ai krijon sot, duhet t\u00eb kthehemi pas n\u00eb koh\u00eb, kur p\u00ebrpara se ai t\u00eb mendonte p\u00ebr profesionin e stilistit, kishte filluar t\u00eb v\u00ebrente se si kombinoheshin veshjet.<\/p>\n<p><em>\u2018Q\u00eb kur kam qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb, kisha kritika p\u00ebr njer\u00ebzit, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ata visheshin, qoft\u00eb kjo edhe me familjen time. U thoja: \u2018Kjo gj\u00ebja nuk shkon me k\u00ebt\u00eb\u2019,<\/em> kujton ai n\u00eb bised\u00ebn p\u00ebr THELB.<\/p>\n<p>Interesi p\u00ebr pamjen u shoq\u00ebrua me talentin p\u00ebr vizatim. Ishte nj\u00eb m\u00ebsues i shkoll\u00ebs n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are q\u00eb, pasi e ndoqi p\u00ebr rreth dy vite, e orientoi drejt Liceut Artistik \u2018Jordan Misja\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb. Atje Xheksili zgjodhi specialitetin e tekstilit dhe mod\u00ebs, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb vijoi studimet n\u00eb Universitetin e Arteve.<\/p>\n<p>\u2018<em>N\u00eb lice kam studiuar edhe piktur\u00eb, por e gjeja m\u00eb shum\u00eb veten te moda. Ndihesha nj\u00eb njeri tjet\u00ebr kur ndiqja leksionet e para t\u00eb mod\u00ebs<\/em>.\u2019<\/p>\n<p>Shkolla i dha njohurit\u00eb e para, por ai e lidh zhvillimin e tij profesional edhe me or\u00ebt e gjata t\u00eb pun\u00ebs individuale. Nj\u00eb nga m\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sipas tij, ishte t\u00eb kuptonte dallimin mes nj\u00eb skice dhe realizimit t\u00eb saj. Materiali mund t\u00eb sillet ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb parashikuar dhe nj\u00eb ide, sado e qart\u00eb n\u00eb let\u00ebr, ndryshon gjat\u00eb procesit t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie me materialin \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e m\u00ebnyr\u00ebs se si ai e mendon mod\u00ebn. Xheksili nuk niset gjithmon\u00eb nga pyetja se sa e p\u00ebrdorshme do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb veshje. Shpesh, ajo fillon si nj\u00eb objekt artistik.<\/p>\n<p>\u2018<em>Kam menduar q\u00eb ta sjell veshjen si nj\u00eb vep\u00ebr arti n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, dhe m\u00eb pas duke menduar m\u00ebnyr\u00ebn e veshjes<\/em>\u2019, shpjegon ai. \u2018<em>P\u00ebr momentin mendoj q\u00eb duhet t\u2019i tregoj bot\u00ebs q\u00eb edhe un\u00eb ekzistoj.\u2019<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje q\u00eb tregon edhe faz\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet krijimtaria e tij. P\u00ebrpara k\u00ebrkesave t\u00eb tregut, prodhimit dhe shitjes, Xheksili po p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb gjuh\u00ebn krijuese me t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshiron t\u00eb njihet.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4517\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/SnapInsta.to_828872388_17904875124575640_8659121446622654638_n-819x1024.webp\" alt=\"\" width=\"819\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>PLISI, nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb nis nga identiteti<\/strong><\/p>\n<p>Emri i mark\u00ebs s\u00eb tij lindi gjat\u00eb studimeve Master n\u00eb Universitetin e Arteve, kur student\u00ebve iu k\u00ebrkua t\u00eb mendonin nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr mark\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb prezantoheshin n\u00eb t\u00eb ardhmen. P\u00ebr Xheksilin, zgjedhja duhej t\u00eb kishte lidhje me nj\u00eb interes q\u00eb e kishte shoq\u00ebruar q\u00eb nga liceu: folklorin shqiptar.<\/p>\n<p>\u2018<em>I kisha vendosur vetes q\u00ebllim q\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhem stilist, dua t\u00eb njihem si stilisti q\u00eb frym\u00ebzohet nga folklori yn\u00eb shqiptar<\/em>.\u2019<\/p>\n<p>Pas disa k\u00ebrkimeve, ai u ndal te fjala <em>plis<\/em>. Ishte nj\u00eb em\u00ebr i shkurt\u00ebr, i leht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u shqiptuar dhe i lidhur me nj\u00eb element t\u00eb njohur t\u00eb identitetit shqiptar. Rast\u00ebsisht, edhe ngjyra e tij p\u00ebrkonte me at\u00eb q\u00eb Xheksili parap\u00eblqente t\u00eb p\u00ebrdorte m\u00eb shum\u00eb n\u00eb krijimet e veta: t\u00eb bardh\u00ebn. Sot, e bardha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga elementet m\u00eb t\u00eb dallueshme t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij. Ai e lidh me past\u00ebrtin\u00eb, paqen dhe mir\u00ebsin\u00eb, por edhe me d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb njihet si \u2018stilisti i t\u00eb bardhave\u2019.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, identiteti i PLISI-t nuk q\u00ebndron vet\u00ebm te emri apo ngjyra. Ai zhvillohet p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb vazhdueshme me kostumografin\u00eb, ornamentet, teknikat e punimit dhe historit\u00eb shqiptare. Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie ngre edhe nj\u00eb pyetje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr krijuesit q\u00eb frym\u00ebzohen nga trash\u00ebgimia kulturore: si mund t\u00eb p\u00ebrdoret tradita pa p\u00ebrfunduar n\u00eb riprodhimin e saj? Xheksili e pranon se kjo ka qen\u00eb nj\u00eb nga dilemat e tij.<\/p>\n<p>\u2018<em>Gjithmon\u00eb e kam pasur si nj\u00eb penges\u00eb n\u00eb mendje faktin se mos b\u00ebhem nj\u00eb \u2018kopjues\u2019 apo rip\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs i tradit\u00ebs.\u2019<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjen e ka k\u00ebrkuar te transformimi i motiveve.<\/p>\n<p>\u2018<em>Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme ta marr motivin dhe ta vendos n\u00eb nj\u00eb veshje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kam prodhuar di\u00e7ka t\u00eb re. M\u00eb pas kam filluar ta deformoj k\u00ebt\u00eb motiv dhe ta b\u00ebj m\u00eb abstrakt e m\u00eb modern p\u00ebr koh\u00ebn, por duke treguar shum\u00eb kujdes q\u00eb t\u00eb mos e tjet\u00ebrsoj apo t&#8217;i humb origjinalitetin<\/em>.\u2019<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron edhe nj\u00eb nga aspektet m\u00eb interesante t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij. Xheksili nuk k\u00ebrkon vet\u00ebm t\u00eb tregoj\u00eb prej nga vjen nj\u00eb motiv, por t\u00eb zbuloj\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet me t\u00eb n\u00eb nj\u00eb veshje sot. P\u00ebr t\u00eb, identiteti lokal nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr nj\u00eb karrier\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrkundrazi, ai beson se kultura e trash\u00ebguar mund t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb e dallon nj\u00eb stilist n\u00eb nj\u00eb industri me konkurrenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4518\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/SnapInsta.to_825325944_17904875076575640_8717518730089233436_n-819x1024.webp\" alt=\"\" width=\"819\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>E bardha, spiralja dhe centrot q\u00eb dol\u00ebn nga s\u00ebnduku<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse e bardha \u00ebsht\u00eb ngjyra q\u00eb e identifikon, spiralja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga motivet m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb krijimtarin\u00eb e Xheksilit.<\/p>\n<p>Interesi p\u00ebr t\u00eb lindi gjat\u00eb vitit t\u00eb tret\u00eb Bachelor, kur po k\u00ebrkonte nj\u00eb simbol me histori dhe dometh\u00ebnie. Gjat\u00eb hulumtimeve, ai e lidhi spiralen me motivet e lashta dhe simbolik\u00ebn e diellit, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb e dalloi edhe n\u00eb veshjet popullore shqiptare. Fillimisht e p\u00ebrdori si aksesor, duke e trajtuar n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb maske veneciane t\u00eb realizuar me kordon spiral. Me kalimin e koh\u00ebs, motivi u b\u00eb pjes\u00eb e identitetit vizual t\u00eb koleksioneve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por ndoshta historia m\u00eb personale e krijimtaris\u00eb s\u00eb Xheksilit lidhet me centrot e gjysheve. Objekte t\u00eb zakonshme n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb shqiptare t\u00eb brezave t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, t\u00eb punuara me grep dhe t\u00eb ruajtura shpesh si pjes\u00eb e paj\u00ebs, ato jan\u00eb kthyer n\u00eb material krijues p\u00ebr stilistin. Centrot q\u00eb ai ka p\u00ebrdorur n\u00eb koleksionet e tij jan\u00eb punuar nga gjyshet dhe jan\u00eb ruajtur p\u00ebr vite n\u00eb nj\u00eb s\u00ebnduk, t\u00eb cilin sot e trash\u00ebgon e \u00ebma.<\/p>\n<p>\u2018<em>E gjith\u00eb kjo kujtes\u00eb familjare e mbajtur n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, u kthye n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00ebp\u00ebr veshje<\/em>\u2019, tregon ai.<\/p>\n<p>Interesi i Xheksilit p\u00ebr k\u00ebto punime lidhet me teknik\u00ebn, durimin dhe koh\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkon realizimi i tyre. P\u00ebrmes veshjeve, ai p\u00ebrpiqet t&#8217;u jap\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ri objekteve q\u00eb mbartin pun\u00ebn dhe kujtes\u00ebn e grave t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>N\u00eb krijimtarin\u00eb e tij shfaqen edhe perlat, t\u00eb cilat i p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb krijuar kontrast me siluetat e forta dhe format voluminoze. Ai i p\u00ebrfytyron si nj\u00eb element delikat q\u00eb q\u00ebndron p\u00ebrball\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb veshjes, nj\u00ebsoj si perla brenda guask\u00ebs s\u00eb saj mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>K\u00ebto elemente, t\u00eb marra nga burime t\u00eb ndryshme, gradualisht kan\u00eb krijuar nj\u00eb fjalor vizual q\u00eb Xheksili e zhvillon nga nj\u00eb koleksion n\u00eb tjetrin.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4519\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/SnapInsta.to_828551865_17904874950575640_6582311933985026890_n-819x1024.webp\" alt=\"\" width=\"819\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>Nga The Brides te Illyris, koleksionet q\u00eb formuan PLISI-n<\/strong><\/p>\n<p>Koleksioni i par\u00eb, <em>The Brides<\/em>, u realizua p\u00ebr diplomimin Bachelor n\u00eb Universitetin e Arteve.<\/p>\n<p>I t\u00ebrhequr nga kostumet tradicionale t\u00eb veriut, Xheksili zgjodhi xhok\u00ebn e Mirdit\u00ebs dhe figur\u00ebn e nuses mirditore si pik\u00ebnisje. Atij i interesonin format, ngjyrat, aksesor\u00ebt dhe m\u00ebnyra se si veshja tradicionale shprehte zakonet dhe rolin e gruas n\u00eb shoq\u00ebri. P\u00ebr nj\u00eb stilist q\u00eb po prezantohej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb koleksioni t\u00eb kishte karakterin e nj\u00eb vepre artistike.<\/p>\n<p>Me <em>Soft<\/em>, koleksionin e dyt\u00eb, ai kaloi drejt nj\u00eb eksperimentimi m\u00eb t\u00eb theksuar me materialin dhe volumin. I realizuar gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb Master, koleksioni p\u00ebrb\u00ebhej nga tri veshje monumentale, t\u00eb nd\u00ebrtuara me fib\u00ebr pambuku. Xheksili p\u00ebrmend mes referencave t\u00eb tij sht\u00ebpin\u00eb japoneze Comme des Gar\u00e7ons dhe artisten Karine Jollet. Ishte gjithashtu koleksioni ku centrot e gjysheve hyn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tij, t\u00eb vendosura mbi forma voluminoze dhe t\u00eb trajtuara me teknika t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>M\u00eb pas erdhi <em>Illyris<\/em>, ku interesi p\u00ebr identitetin shqiptar mori nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr: legjendat. Frym\u00ebzimi lindi nga historit\u00eb q\u00eb gjyshja i tregonte gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Rozafa, princesha Argjiro, Shk\u00ebmbi i Vaj\u00ebs, Guri i P\u00ebrmetit dhe legjenda e Beratit u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebrkimit t\u00eb tij krijues. Duke studiuar k\u00ebto rr\u00ebfime, Xheksili vuri re se figura fem\u00ebrore kishte nj\u00eb rol qendror n\u00eb shum\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>\u2018<em>Kjo ishte ajo q\u00eb m\u00eb bindi p\u00ebr ta finalizuar k\u00ebt\u00eb projekt, duke marr\u00eb parasysh faktin q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku ende roli i saj diskutohet<\/em>.\u2019<\/p>\n<p>Me <em>Illyris<\/em>, ai u rendit mes dhjet\u00eb finalist\u00ebve t\u00eb edicionit t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb Muza Competition dhe fitoi \u00e7mimin e tret\u00eb. Arritja kishte nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse n\u00eb nj\u00eb edicion t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm nuk kishte arritur t\u00eb fitonte.<\/p>\n<p>\u2018<em>Fillimisht u m\u00ebrzita, madje mendova q\u00eb nuk do t\u00eb merrja m\u00eb pjes\u00eb s\u00ebrish. Por me kalimin e koh\u00ebs mendova q\u00eb asgj\u00eb nuk kishte p\u00ebrfunduar<\/em>.\u2019<\/p>\n<p>Ai iu kthye pun\u00ebs dhe p\u00ebrgatiti nj\u00eb koleksion tjet\u00ebr, m\u00eb t\u00eb zhvilluar n\u00eb koncept dhe realizim. Sot, at\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e sheh si nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb rritjes s\u00eb tij profesionale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4525\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/SnapInsta.to_830116408_17904875166575640_5522327009894372358_n-819x1024.webp\" alt=\"\" width=\"819\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>Nga Rumania n\u00eb Albania Fashion Week<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrvoja e par\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Xheksil Mu\u00e7\u00ebs erdhi n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024, n\u00eb Feeric Fashion Week, n\u00eb Sibiu t\u00eb Rumanis\u00eb. Mund\u00ebsia iu krijua p\u00ebrmes nj\u00eb pedagogeje t\u00eb Universitetit t\u00eb Arteve, e cila kishte marr\u00eb ftes\u00eb nga organizator\u00ebt dhe e p\u00ebrzgjodhi p\u00ebr t\u00eb prezantuar koleksionin e diplomimit, <em>The Brides<\/em>.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb stilist q\u00eb sapo kishte filluar rrug\u00ebtimin profesional, p\u00ebrballja me nj\u00eb publik nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte nj\u00eb prov\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ai kujton se koleksioni u prit pozitivisht dhe, sipas vler\u00ebsimit q\u00eb i komunikuan organizator\u00ebt, u konsiderua nd\u00ebr pes\u00eb prezantimet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb atij edicioni.<\/p>\n<p>\u2018<em>Sigurisht, un\u00eb isha n\u00eb fillimet e mia dhe kisha goxha gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, por n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb u ndjeva shum\u00eb i vler\u00ebsuar.<\/em>\u2019<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb tjet\u00ebr moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte pjes\u00ebmarrja n\u00eb edicionin e dyt\u00eb t\u00eb Albania Fashion Week. N\u00eb edicionin e par\u00eb, Xheksili kishte qen\u00eb pjes\u00eb e publikut. Nuk kishte nj\u00eb koleksion t\u00eb p\u00ebrfunduar dhe kishte zgjedhur ta ndiqte aktivitetin nga salla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb edicion m\u00eb von\u00eb, u kthye si stilist me mark\u00ebn PLISI dhe koleksionin <em>The Death Bride<\/em>. Frym\u00ebzuar nga nj\u00eb legjend\u00eb tragjike e zon\u00ebs s\u00eb Ndroqit, koleksioni trajtonte figur\u00ebn e nuses si simbol sakrifice, por edhe force e guximi. N\u00eb vend t\u00eb fustanit klasik t\u00eb nus\u00ebris\u00eb, Xheksili propozoi veshje t\u00eb bardha me linja m\u00eb t\u00eb pastra dhe elemente folklorike, duke i kushtuar v\u00ebmendje edhe teknikave t\u00eb rrobaqep\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej motiveve q\u00eb p\u00ebrdori ishte <em>peshqiri var\u00ebs<\/em>, i marr\u00eb nga kostumi popullor i Tiran\u00ebs dhe i interpretuar p\u00ebrmes rruazave t\u00eb perlave. P\u00ebr Xheksilin, ky prezantim sh\u00ebnoi daljen e PLISI-t si mark\u00eb me nj\u00eb identitet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4521\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/SnapInsta.to_825325886_17904874959575640_2347371312345667796_n-819x1024.webp\" alt=\"\" width=\"819\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>Shtojzovalle, nga legjenda shqiptare n\u00eb pasarelat e Milanos<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Milano, Xheksili iu rikthye nj\u00eb prej burimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij: mitologjis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Koleksioni <em>Shtojzovalle<\/em>, i prezantuar gjat\u00eb GX Fashion Week, merr frym\u00ebzim nga legjenda e Mujit dhe Zanave. N\u00eb mitologjin\u00eb shqiptare, shtojzovallet p\u00ebrfytyrohen si qenie t\u00eb mbinatyrshme, t\u00eb lidhura me natyr\u00ebn, k\u00ebng\u00ebn dhe vallen. N\u00eb interpretimin e Xheksilit, ato b\u00ebhen figura p\u00ebrmes t\u00eb cilave ai trajton forc\u00ebn, pavar\u00ebsin\u00eb dhe bukurin\u00eb fem\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u2018<em>Figura e tyre mish\u00ebron energjin\u00eb fem\u00ebrore, bukurin\u00eb, perfeksionin dhe mitologjin\u00eb<\/em>\u2019, shpjegon ai p\u00ebr THELB.<\/p>\n<p>Koleksioni \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar kryesisht mbi tylin, nj\u00eb material q\u00eb <em>Plisi<\/em> e p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb krijuar lidhjen mes bot\u00ebs njer\u00ebzore dhe asaj mitologjike.Shtres\u00ebzimet, lidhjet e shumta dhe transparencat i japin veshjeve volum, nd\u00ebrsa siluetat krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen e figurave q\u00eb dalin nga mjegulla. N\u00eb p\u00ebrshkrimin e tij, Xheksili e lidh k\u00ebt\u00eb teknik\u00eb edhe me imazhin e ujit q\u00eb rr\u00ebshqet mbi nj\u00eb sip\u00ebrfaqe, duke iu referuar rr\u00ebfimeve p\u00ebr zanat q\u00eb lahen n\u00eb p\u00ebrrenjt\u00eb malor\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga elementet m\u00eb t\u00eb forta vizuale t\u00eb koleksionit jan\u00eb brir\u00ebt e dhis\u00eb, t\u00eb vendosur mbi kok\u00eb si kurora ceremoniale. N\u00eb kontrast me leht\u00ebsin\u00eb e tylit, ato i japin figur\u00ebs fem\u00ebrore nj\u00eb karakter m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr dhe misterioz. P\u00ebr stilistin, brir\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb lidhjen e zanave me natyr\u00ebn dhe krijojn\u00eb nj\u00eb figur\u00eb hibride, ku bashkohen elementet njer\u00ebzore dhe ato mitologjike.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrballje mes materialeve dhe simboleve \u00ebsht\u00eb edhe boshti estetik i koleksionit: tyli i leht\u00eb p\u00ebrball\u00eb bririt t\u00eb fort\u00eb, transparenca p\u00ebrball\u00eb struktur\u00ebs, delikatesa p\u00ebrball\u00eb forc\u00ebs. Por <em>Shtojzovalle<\/em> \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb koleksion q\u00eb i kushton r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pun\u00ebs s\u00eb dor\u00ebs. Xheksili e p\u00ebrshkruan si nj\u00eb homazh ndaj artizaneve shqiptare, durimit dhe mjesht\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb realizimin e detajeve.<\/p>\n<p>N\u00eb pasarel\u00ebn e Milanos, kjo qasje u shfaq p\u00ebrmes veshjeve me struktura komplekse, ku materiali nuk sh\u00ebrbente vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbuluar trupin, por p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb plot\u00eb artistike.<\/p>\n<p>Koleksioni t\u00ebrhoqi edhe v\u00ebmendjen e medias italiane. <em>Il Metropolitano<\/em>, n\u00eb mbulimin e GX Fashion Week, ve\u00e7oi interpretimin bashk\u00ebkohor t\u00eb folklorit shqiptar dhe m\u00ebnyr\u00ebn si punimi i tylit, siluetat dhe elementet simbolike krijonin nj\u00eb estetik\u00eb t\u00eb dallueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr Xheksilin, pjes\u00ebmarrja n\u00eb Milano ishte nj\u00eb moment q\u00eb e kishte imagjinuar prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u2018<em>Shum\u00eb her\u00eb e kam par\u00eb n\u00eb ekranin e telefonit, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe<\/em>\u2019, tregonte ai p\u00ebr THELB n\u00eb prag t\u00eb prezantimit.<\/p>\n<p>\u2018<em>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb e madhe p\u00ebr mua dhe brandin tim, pasi p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb nj\u00eb cop\u00ebz Shqip\u00ebrie n\u00eb Itali<\/em>.\u2019<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4522\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/SnapInsta.to_825325916_17904874947575640_7044498284396973920_n-819x1024.webp\" alt=\"\" width=\"819\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>Mes artit dhe mod\u00ebs, nj\u00eb identitet ende n\u00eb nd\u00ebrtim<\/strong><\/p>\n<p>Kur flet p\u00ebr stilist\u00ebt dhe sht\u00ebpit\u00eb e mod\u00ebs q\u00eb e frym\u00ebzojn\u00eb, Xheksili ve\u00e7on Schiaparelli-n. Ajo q\u00eb e t\u00ebrheq \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr ta trajtuar veshjen si nj\u00eb objekt artistik, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur simbole dhe elemente surrealiste dhe p\u00ebr t\u00eb sfiduar m\u00ebnyr\u00ebn si perceptohen bukuria dhe trupi.<\/p>\n<p>\u2018<em>P\u00ebr mua, moda \u00ebsht\u00eb m\u00eb interesante kur nuk t\u00eb tregon vet\u00ebm \u00e7far\u00eb t\u00eb vesh\u00ebsh, por t\u00eb p\u00ebrcjell nj\u00eb ndjesi, nj\u00eb histori dhe nj\u00eb identitet.<\/em>\u2019<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menduari shpjegon edhe zgjedhjet e tij krijuese. Deri tani, koleksionet e Xheksilit kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb pran\u00eb k\u00ebrkimit artistik dhe eksperimentimit me form\u00ebn sesa nj\u00eb garderobe t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Por zhvillimi i nj\u00eb marke k\u00ebrkon, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, edhe p\u00ebrballjen me tregun, klientin dhe prodhimin. Xheksili \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dallim. P\u00ebr momentin, p\u00ebrpar\u00ebsi ka nd\u00ebrtimi i nj\u00eb identiteti t\u00eb dalluesh\u00ebm, pa hequr dor\u00eb nga m\u00ebnyra e tij e t\u00eb menduarit p\u00ebr veshjen.<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 24-vje\u00e7are, ai ka kaluar nga pun\u00ebt universitare te prezantimet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb saj. Megjithat\u00eb, PLISI mbetet nj\u00eb mark\u00eb n\u00eb zhvillim, me nj\u00eb gjuh\u00eb krijuese q\u00eb po form\u00ebsohet p\u00ebrmes \u00e7do koleksioni. Kur e pyesim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb arrinte pas dhjet\u00eb vitesh, p\u00ebrgjigjja e tij nuk lidhet me nj\u00eb pasarel\u00eb t\u00eb caktuar apo me nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb industris\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018<em>Do t\u00eb doja q\u00eb veshjet e mia t\u00eb kishin nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tyren, nj\u00eb nd\u00ebrthurje mes artit, historis\u00eb, tradit\u00ebs dhe nj\u00eb qasjeje bashk\u00ebkohore.<\/em>\u2019<\/p>\n<p>Dhe shton:<\/p>\n<p>\u2018<em>N\u00ebse ajo veshje do t\u00eb mund t\u00eb njihej pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr, at\u00ebher\u00eb do ta konsideroja at\u00eb nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mia si dizajner<\/em>.\u2019<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb stilist q\u00eb e ka nisur rrug\u00ebtimin duke k\u00ebrkuar nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb lidhur me identitetin shqiptar, ambicia p\u00ebr t\u00eb krijuar veshje q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb njihen edhe pa emrin e tij \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00ebnyra m\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb po k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4523\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/SnapInsta.to_832896720_17904875043575640_1084468934927216190_n-819x1024.webp\" alt=\"\" width=\"819\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p>Intervist\u00eb dhe v\u00ebshtrim editorial nga Jerina LUKA\/ THELB<\/p>\n<p>Fotografi: Jori \u00c7UNI \/ THELB<\/p>\n<p><em>Milano, shtator 2026<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga centrot e gjysheve dhe kostumet tradicionale te koleksioni \u2018Shtojzovalle\u2019, i prezantuar n\u00eb Milano, stilisti 24-vje\u00e7ar Xheksil Mu\u00e7a po nd\u00ebrton nj\u00eb krijimtari ku historia, mitologjia dhe mjesht\u00ebria artizanale shqiptare marrin forma bashk\u00ebkohore. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr THELB, ai rr\u00ebfen rrug\u00ebtimin e tij, marr\u00ebdh\u00ebnien me artin, koleksionet q\u00eb e kan\u00eb formuar dhe ambicien p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":4524,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38,59,39,41,40],"tags":[],"tmauthors":[64],"class_list":["post-4515","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-editorial","category-kryesore","category-mode","category-sfilata","category-stiliste"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4515","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4515"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4515\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4526,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4515\/revisions\/4526"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4524"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4515"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftmauthors&post=4515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}