{"id":4529,"date":"2026-10-11T15:22:24","date_gmt":"2026-10-11T15:22:24","guid":{"rendered":"https:\/\/thelb.al\/?p=4529"},"modified":"2026-10-11T15:22:24","modified_gmt":"2026-10-11T15:22:24","slug":"gentiana-dervishi-gruaja-pas-pasarelave-te-milanos-dhe-parisit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/thelb.al\/?p=4529","title":{"rendered":"Gentiana Dervishi, gruaja pas pasarelave t\u00eb Milanos dhe Parisit"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nj\u00eb pasarel\u00eb nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb industri. Presidentja e Albanian International Fashion Federation flet p\u00ebr talentet shqiptare, sfidat e tyre dhe ambicien p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb mod\u00ebs nj\u00eb vend t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sfilat\u00eb mode, v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb zakonisht te koleksionet, stilist\u00ebt dhe modelet q\u00eb ecin n\u00eb pasarel\u00eb. M\u00eb pak shihet puna q\u00eb zhvillohet p\u00ebrpara dhe pas saj si p\u00ebrgatitjet, koordinimi i profesionist\u00ebve, marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb duhen nd\u00ebrtuar dhe problemet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje, shpesh deri n\u00eb minutat e fundit.<\/p>\n<p>Nga Albania Fashion Week n\u00eb prillin e k\u00ebtij viti, te prezantimet e GX Fashion Week n\u00eb jav\u00ebt e mod\u00ebs n\u00eb Milano dhe Paris, THELB ka pasur mund\u00ebsin\u00eb ta ndjek\u00eb nga af\u00ebr k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb organizimit. Fillimisht si partner mediatik i Albania Fashion Week dhe m\u00eb pas p\u00ebrmes raportimeve nga dy kryeqytetet europiane t\u00eb mod\u00ebs, kemi njohur edhe pun\u00ebn e Gentiana Dervishit, presidente e Albanian International Fashion Federation (AIFF).<\/p>\n<p>N\u00eb Milano dhe Paris, Gentiana ishte vazhdimisht pran\u00eb stilist\u00ebve, duke ndjekur p\u00ebrgatitjet, duke nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtje t\u00eb organizimit dhe duke u kujdesur personalisht p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit, t\u00eb ftuarit dhe mediat. Nj\u00eb angazhim q\u00eb k\u00ebrkon jo vet\u00ebm aft\u00ebsi organizative, por edhe durim, komunikim dhe gatishm\u00ebri p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb me nevojat e shum\u00eb njer\u00ebzve nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrpjekje marrin r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kur konsiderojm\u00eb se organizimi i k\u00ebtyre iniciativave mb\u00ebshtetet n\u00eb burime private, pa financim nga institucionet e shqiptar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb THELB e ka njohur gjat\u00eb partneritetit dhe ndjekjes s\u00eb k\u00ebtyre aktiviteteve, dhe q\u00eb ngre nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb: sa v\u00ebmendje i kushtohet mod\u00ebs si industri krijuese dhe ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>N\u00eb pasarelat e Milanos dhe Parisit u prezantuan stilist\u00eb nga Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vende t\u00eb tjera. Disa prej tyre jan\u00eb emra q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar tashm\u00eb nj\u00eb identitet krijues, t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb n\u00eb fillimet e karrier\u00ebs. P\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria, por edhe p\u00ebr nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb shqiptare n\u00eb rajon, ky potencial krijues meriton t\u00eb shihet p\u00ebrtej dimensionit kulturor. Moda p\u00ebrfshin artizan\u00eb, atelie, akademi, prodhim, komunikim, tregti dhe profesione t\u00eb shumta q\u00eb mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb zhvillimin ekonomik.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim k\u00ebrkon t\u00eb punoj\u00eb Gentiana Dervishi: t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsi prezantimi p\u00ebr stilist\u00ebt, por edhe marr\u00ebdh\u00ebnie profesionale q\u00eb mund t&#8217;i ndihmojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4530\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Slavica-Simeunovic-683x1024.jpg\" alt=\"\" width=\"683\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>Milano dhe Parisi, dy prezantime me identitete t\u00eb ndryshme<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shtatorit, GX Fashion Week u zhvillua n\u00eb Palazzo dei Giureconsulti, pran\u00eb Duomos s\u00eb Milanos. Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb Paris, sfilatat u organizuan n\u00eb Mus\u00e9e Banksy, n\u00eb Montmartre.<\/p>\n<p>P\u00ebr Gentian\u00ebn, zgjedhja e dy hap\u00ebsirave nuk lidhej vet\u00ebm me vendndodhjen, por edhe me karakterin q\u00eb d\u00ebshironte t&#8217;i jepte secilit prezantim.<\/p>\n<p>\u2018<em>N\u00eb Milano, n\u00eb kontekstin historik dhe prestigjioz t\u00eb Palazzo Giureconsulti, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Piazza Duomo, kemi dashur t\u00eb shprehim nj\u00eb dimension t\u00eb lidhur me ekselenc\u00ebn sartoriale, k\u00ebrkimin krijues dhe dialogun mes kulturave t\u00eb ndryshme t\u00eb mod\u00ebs. N\u00eb Paris, n\u00eb Mus\u00e9e Banksy, kemi zgjedhur t\u00eb vendosim mod\u00ebn n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me artin bashk\u00ebkohor, duke eksploruar nj\u00eb gjuh\u00eb m\u00eb eksperimentale dhe m\u00eb t\u00eb lir\u00eb<\/em>\u2019, shpjegon ajo p\u00ebr THELB.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e saj, nj\u00eb event mode duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb identitet t\u00eb dalluesh\u00ebm, pavar\u00ebsisht qytetit ku zhvillohet. Prandaj, synimi nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet i nj\u00ebjti format, por t\u00eb nd\u00ebrtohen prezantime q\u00eb i p\u00ebrgjigjen kontekstit kulturor dhe krijues t\u00eb secilit qytet.<\/p>\n<p>Organizimi i tyre k\u00ebrkon bashk\u00ebpunimin e nj\u00eb numri t\u00eb madh profesionist\u00ebsh. Nga p\u00ebrzgjedhja e modeleve te produksioni, fotografia, komunikimi dhe marr\u00ebdh\u00ebniet institucionale, \u00e7do element duhet t\u00eb funksionoj\u00eb brenda nj\u00eb strukture t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>\u2018Sfida m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb t\u00eb transformosh shum\u00eb profesione, kultura pune dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ndryshme n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb qart\u00eb dhe efikas\u2019, thot\u00eb Gentiana.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet e krijuara gjat\u00eb k\u00ebtyre organizimeve kan\u00eb vler\u00eb kur vazhdojn\u00eb edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb eventit.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4531\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Gentiana-Dervishi-Alessia-Xhafa-Alessio-Marrari--1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"683\" \/><\/p>\n<p><strong>Nga p\u00ebrzgjedhja e stilist\u00ebve te mund\u00ebsit\u00eb profesionale<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga aspektet q\u00eb karakterizon GX Fashion Week \u00ebsht\u00eb prania n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pasarel\u00eb e stilist\u00ebve me p\u00ebrvoj\u00eb, markave t\u00eb konsoliduara dhe talenteve t\u00eb reja. Sipas Gentian\u00ebs, p\u00ebrzgjedhja nuk mb\u00ebshtetet te koh\u00ebzgjatja e karrier\u00ebs, por te identiteti krijues, cil\u00ebsia e projektit dhe aft\u00ebsia p\u00ebr ta zhvilluar at\u00eb profesionalisht.<\/p>\n<p>\u2018<em>Nj\u00eb dizajner mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ose mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fillimet e tij, ajo q\u00eb na intereson \u00ebsht\u00eb n\u00ebse zot\u00ebron nj\u00eb identitet t\u00eb dalluesh\u00ebm, nj\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb krijues dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar iden\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe profesionale<\/em>.\u2019<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, AIFF ku Dervishi \u00ebsht\u00eb presidente dhe GX Fashion Week kan\u00eb funksione t\u00eb ndryshme. Gentiana shpjegon se AIFF synon t\u00eb identifikoj\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb talentet, t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me akademit\u00eb, profesionist\u00ebt dhe mediat, nd\u00ebrsa GX merret me realizimin e prezantimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nga produksioni dhe p\u00ebrzgjedhja e modeleve te organizimi teknik dhe komunikimi.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodh me nj\u00eb stilist pasi ka p\u00ebrfunduar sfilata?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pyetjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb kuptuar vler\u00ebn reale t\u00eb nj\u00eb prezantimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nj\u00eb koleksion mund t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e publikut, t\u00eb siguroj\u00eb fotografi profesionale dhe t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsi komunikimi. Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb mark\u00eb duhen edhe njohuri p\u00ebr prodhimin, shp\u00ebrndarjen, pozicionimin n\u00eb treg dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me bler\u00ebsit. Gentiana \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr kufijt\u00eb e asaj q\u00eb mund t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb organizim i till\u00eb:<\/p>\n<p>\u2018<em>Nj\u00eb platform\u00eb serioze nuk mund t\u00eb premtoj\u00eb automatikisht nj\u00eb kontrat\u00eb, nj\u00eb buyer apo nj\u00eb shp\u00ebrndarje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb kualifikuar ku k\u00ebto mund\u00ebsi t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb lindin<\/em>.\u2019 shprehet ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes AIFF, Dervishi synon t\u00eb forcoj\u00eb lidhjet me showroom-e, bler\u00ebs, media dhe profesionist\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb prezantimi n\u00eb pasarel\u00eb t\u00eb mos mbetet nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e izoluar. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga sfidat e mod\u00ebs shqiptare. t\u00eb kaloj\u00eb nga dukshm\u00ebria e krijuar nga nj\u00eb event te mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb q\u00ebndrueshme tregtare dhe profesionale.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4532\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/JEHONA-KASTRATI-1-683x1024.jpg\" alt=\"\" width=\"683\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>Talenti ekziston, po infrastruktura?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Paris, nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e programit iu kushtua student\u00ebve dhe t\u00eb diplomuarve nga akademit\u00eb e mod\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rajon. THELB ndoqi prezantimet e tyre, ku krahas interesit p\u00ebr materialet dhe siluetat, u shfaq\u00ebn edhe k\u00ebrkime mbi teknologjin\u00eb, identitetin dhe t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Gentiana vler\u00ebson se brezi i ri ka potencial krijues dhe p\u00ebrgatitje teknike, por thekson se kalimi nga akademia n\u00eb tregun profesional mbetet nj\u00eb sfid\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018<em>Sot nj\u00eb dizajner nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm kreativ, duhet t\u00eb kuptoj\u00eb pozicionimin e mark\u00ebs, prodhimin, komunikimin, shp\u00ebrndarjen, tregun dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet profesionale nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/em>.\u2019<\/p>\n<p>Ajo p\u00ebrmend fort kontributin e akademive si <em>Fashion Textile UArt<\/em>, I<em>nternational Fashion Institute Izet Curi<\/em>, <em>La Griffe Acade<\/em>my dhe <em>Albanian Design Academy<\/em> n\u00eb formimin e talenteve t\u00eb reja. P\u00ebr Gentiana Dervishin, sfida q\u00ebndron pik\u00ebrisht te krijimi i lidhjeve mes formimit profesional dhe industris\u00eb. Akademit\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrgatisin talente, por zhvillimi i tyre k\u00ebrkon edhe njohuri p\u00ebr prodhimin, tregun dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb marke.<\/p>\n<p>Kjo nevoj\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb e dukshme kur shohim krijimtarin\u00eb e stilist\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb rajon. P\u00ebr Gentian\u00ebn, identiteti i mod\u00ebs shqiptare q\u00ebndron pik\u00ebrisht te larmia e krijimtaris\u00eb. Ajo beson se stilist\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb lirin\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb gjuh\u00ebn e tyre, duke marr\u00eb frym\u00ebzim nga trash\u00ebgimia, arti apo temat bashk\u00ebkohore, pa u kufizuar n\u00eb nj\u00eb estetik\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>\u2018<em>P\u00ebr mua, identiteti shqiptar nuk duhet t\u00eb kthehet n\u00eb kufizim. Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pik\u00eb force. Nj\u00eb dizajner duhet t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb t\u00eb nis\u00eb nga kultura e vet dhe ta shnd\u00ebrroj\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb universale<\/em>.\u2019<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4533\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/DSC_8698-683x1024.jpg\" alt=\"\" width=\"683\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb industri q\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrtej p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb Milanos dhe Parisit, mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb THELB e konsideron t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: mb\u00ebshtetja institucionale p\u00ebr zhvillimin e mod\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nj\u00eb tradit\u00eb n\u00eb prodhimin e veshjeve, atelie dhe profesionist\u00eb t\u00eb zanatit, akademi dhe nj\u00eb brez t\u00eb ri stilist\u00ebsh q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb markat e tyre. Megjithat\u00eb, ekzistenca e k\u00ebtyre elementeve nuk do t\u00eb thot\u00eb se kemi nd\u00ebrtuar tashm\u00eb nj\u00eb industri mode t\u00eb konsoliduar, t\u00eb aft\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme krijimtarin\u00eb dhe pranin\u00eb n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Iniciativa si Albania Fashion Week dhe prezantimet e GX Fashion Week tregojn\u00eb se ka p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar hap\u00ebsira t\u00eb reja. Por nj\u00eb zhvillim afatgjat\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb sesa angazhimin dhe burimet e organizator\u00ebve privat\u00eb. K\u00ebrkon politika mb\u00ebshtet\u00ebse, bashk\u00ebpunim mes institucioneve dhe sektorit privat, mund\u00ebsi p\u00ebr prodhim, promovim dhe lidhje me tregjet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim editorial i THELB, i mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn ton\u00eb t\u00eb ndjekjes s\u00eb k\u00ebtyre aktiviteteve. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kritik\u00eb q\u00eb Gentiana Dervishi ka shprehur ndaj institucioneve gjat\u00eb intervist\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo vet\u00eb e trajton \u00e7\u00ebshtjen nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i zhvillimit t\u00eb industris\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018<em>Do t\u00eb doja q\u00eb moda n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb trajtohej si nj\u00eb sektor strategjik dhe jo vet\u00ebm si imazh apo spektak\u00ebl. Moda \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb, por \u00ebsht\u00eb gjithashtu ekonomi, pun\u00ebsim, zejtari, formim profesional, industri krijuese dhe pozicionim nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/em>.\u2019<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb argument q\u00eb meriton v\u00ebmendje!<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb vog\u00ebl, zhvillimi i nj\u00eb industrie krijuese mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe bashk\u00ebpunim rajonal. Talentet shqiptare q\u00eb krijojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Mal t\u00eb Zi p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb potencial q\u00eb mund t\u00eb lidhet p\u00ebrmes projekteve, akademive, prodhimit dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve profesionale. Por p\u00ebr ta kthyer k\u00ebt\u00eb potencial n\u00eb mund\u00ebsi ekonomike, duhen struktura q\u00eb funksionojn\u00eb edhe kur nuk ka sfilata.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4534\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Gentiana-Dervishi-Alessio-MarrariHaziz-vardar--1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"683\" \/><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb vjen pas Milanos dhe Parisit?<\/strong><\/p>\n<p>Pas prezantimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, v\u00ebmendja e Gentiana Dervishit kthehet te zhvillimi i projekteve n\u00eb Shqip\u00ebri. Albania Fashion Week mbetet nj\u00eb nga iniciativat kryesore t\u00eb AIFF n\u00eb vend, me synimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb platform\u00eb ku takohen stilist\u00eb, akademi, profesionist\u00eb, media dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Paralelisht, ajo tregon se po punohet p\u00ebr <strong>Tirana Fashion Week<\/strong>, me fokus te talentet e reja dhe eksperimentimi krijues, si dhe p\u00ebr <strong>Fashion Future Forum<\/strong>, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e menduar p\u00ebr diskutime mbi inovacionin, teknologjin\u00eb, q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe ekonomin\u00eb krijuese.<\/p>\n<p>Jan\u00eb projekte q\u00eb, n\u00ebse zhvillohen sipas k\u00ebtij vizioni, mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb mjedisi m\u00eb t\u00eb strukturuar p\u00ebr mod\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr Gentian\u00ebn, synimi afatgjat\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb stilist\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb mos mbeten vet\u00ebm pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb pasarela nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb marka, atelie, kompani dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb q\u00ebndrueshme me tregun.<\/p>\n<p>\u2018<em>P\u00ebr mua, suksesi i v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb mod\u00ebn shqiptare n\u00eb bot\u00eb nj\u00eb her\u00eb. \u00cbsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb kushtet q\u00eb ajo t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb respektuar dhe konkurrues n\u00eb sistemin nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/em>.\u2019<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4535\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/Gentiana-Haziz-Alessio-Mehdi-Halimi-Ilda-Hila-1024x669.jpeg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"669\" \/><\/p>\n<p>Nga Tirana n\u00eb Milano dhe Paris, Gentiana Dervishi po p\u00ebrpiqet t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb, burime dhe bashk\u00ebpunime t\u00eb vazhdueshme. P\u00ebrvoja e k\u00ebtyre muajve ka treguar se pas \u00e7do prezantimi q\u00ebndron nj\u00eb pun\u00eb e madhe, shpesh e padukshme p\u00ebr publikun. Por, ka treguar edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: talenti dhe p\u00ebrkushtimi individual mund t\u00eb hapin dyer; p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb industri, duhet q\u00eb ato dyer t\u00eb mos varen vet\u00ebm nga p\u00ebrpjekjet e disa njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Intervist\u00eb dhe v\u00ebshtrim editorial: Jerina Luka \/ THELB<\/p>\n<p><em>THELB ka qen\u00eb partner mediatik i Albania Fashion Week dhe ka ndjekur nga af\u00ebr prezantimet e GX Fashion Week n\u00eb Milano dhe Paris.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb pasarel\u00eb nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb industri. Presidentja e Albanian International Fashion Federation flet p\u00ebr talentet shqiptare, sfidat e tyre dhe ambicien p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb mod\u00ebs nj\u00eb vend t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb nj\u00eb sfilat\u00eb mode, v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb zakonisht te koleksionet, stilist\u00ebt dhe modelet q\u00eb ecin n\u00eb pasarel\u00eb. M\u00eb pak shihet puna [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":4531,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38,59],"tags":[],"tmauthors":[64],"class_list":["post-4529","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-editorial","category-kryesore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4529"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4529\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4536,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4529\/revisions\/4536"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4531"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4529"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftmauthors&post=4529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}