{"id":4673,"date":"2026-11-12T20:40:16","date_gmt":"2026-11-12T20:40:16","guid":{"rendered":"https:\/\/thelb.al\/?p=4673"},"modified":"2026-11-13T06:45:06","modified_gmt":"2026-11-13T06:45:06","slug":"etnik-shala-dhe-arka-qe-mori-me-vete-ne-paris","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/thelb.al\/?p=4673","title":{"rendered":"Etnik Shala dhe arka q\u00eb mori me vete n\u00eb Paris"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Jerina LUKA<\/strong><\/p>\n<p><em>Pak or\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb prezantonte koleksionin ARKA n\u00eb Paris, THELB fotografoi krijimet e Etnik Shal\u00ebs pran\u00eb Louvre dhe bisedoi me t\u00eb p\u00ebr objektet q\u00eb mbledh, mjesht\u00ebrin\u00eb e pun\u00ebs me dor\u00eb dhe kujtimet q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb koleksionet e tij.<\/em><\/p>\n<p>Qielli mbi Luv\u00ebr ishte ende me re, por drita e per\u00ebndimit kishte nisur t\u2019u jepte ngjyr\u00eb nd\u00ebrtesave. Ne po mblidhnim pajisjet pas nj\u00eb dite fotografimesh. Pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb niste sfilata e organizuar nga GX Fashion Week dhe secili duhej t\u00eb shkonte n\u00eb vendin e vet: modelet p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur, ekipi i imazhit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar pun\u00ebn, ne p\u00ebr t\u00eb ndjekur prezantimin.<\/p>\n<p>THELB e kishte planifikuar k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim fotografik me krijimet e Etnik Shal\u00ebsn n\u00eb Paris. E njihnim pun\u00ebn e tij dhe Louvre na ishte dukur vendi i duhur. Koleksionin e ri e prisnim me shum\u00eb kureshtje, por vet\u00ebm kur modelet dol\u00ebn p\u00ebrpara objektivit pam\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00e7far\u00eb kishte zgjedhur t\u00eb sillte stilisti nga Peja n\u00eb kryeqytetin e mod\u00ebs.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-4674\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/grabfy-DfRcIBuG2zf-3.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"600\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej veshjeve ishte portreti i Motr\u00ebs Tone t\u00eb Kol\u00eb Idromenos. Imazhi q\u00eb jemi m\u00ebsuar ta shohim si piktur\u00eb q\u00ebndronte tani mbi trupin e nj\u00eb modeleje, me muzeun pas saj. Pran\u00eb tij, veshjet e tjera zbulonin q\u00ebndisje t\u00eb dendura, fije ari, forma t\u00eb nd\u00ebrtuara me kujdes dhe objekte me histori t\u00eb vetat. Modelet, fotograf\u00ebt, artist\u00ebt e makijazhit dhe stilist\u00ebt e flok\u00ebve, shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj, punuan me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra q\u00eb k\u00ebto krijime t\u00eb merrnin form\u00eb edhe n\u00eb fotografi.<\/p>\n<p>Kur mbaruam dhe po b\u00ebheshim gati t\u00eb niseshim drejt sfilat\u00ebs, biseda me Etnikun nisi nga nj\u00eb gjest i papritur. Ai p\u00ebrveshi m\u00ebng\u00ebn dhe tregoi tatuazhin e tij t\u00eb par\u00eb: Kull\u00ebn Eiffel. E kishte b\u00ebr\u00eb si adoleshent, shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb sillte nj\u00eb koleksion n\u00eb Paris. Pastaj na tregoi p\u00ebr nj\u00eb ark\u00eb druri q\u00eb gjyshja e tij e mbante t\u00eb mbyllur me dry. Brenda ruante fotografi, dokumente, q\u00ebndisje dhe sende t\u00eb tjera q\u00eb f\u00ebmij\u00ebs i dukeshin si thesare. Arka \u00ebsht\u00eb ende e tij, dhe ajo i dha emrin koleksionit q\u00eb do t\u00eb shihnim at\u00eb mbr\u00ebmje: ARKA.<\/p>\n<p>\u2018<em>Un\u00eb e kam k\u00ebt\u00eb ark\u00eb edhe sot. Mban kujtimet e t\u00eb kaluar\u00ebs e m\u00eb frym\u00ebzon p\u00ebr t\u00eb ardhmen<\/em>\u2019, thot\u00eb Shala p\u00ebr THELB. Nga sendet q\u00eb gjyshja ruante brenda saj te objektet q\u00eb ai vet\u00eb ka mbledhur nd\u00ebr vite, interesi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit zgjedhin t\u00eb ruajn\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb ARKA, p\u00eblhurat e q\u00ebndisura, stolit\u00eb, aksesor\u00ebt e vjet\u00ebr dhe imazhet nga arti shqiptar hyjn\u00eb n\u00eb veshje me historit\u00eb q\u00eb mbartnin.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4675\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Copy-of-Green-and-White-Minimalist-Tips-to-Build-Your-Personal-Brand-Carousel-Instagram-Post-819x1024.png\" alt=\"\" width=\"819\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p><strong>T\u00eb m\u00ebsosh t\u00eb b\u00ebsh, p\u00ebrpara se t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb pasarel\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shala e nisi pun\u00ebn n\u00eb mod\u00eb i ri. Atelien\u00eb e par\u00eb e hapi n\u00eb Pej\u00eb n\u00eb vitin 2010, kur ishte 17 vje\u00e7; m\u00eb pas hapi nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai e p\u00ebrshkruan formimin e tij si autodidakt, por kujdeset t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb njer\u00ebzit prej t\u00eb cil\u00ebve ka m\u00ebsuar. Flutura Dedinja, Izet Curi dhe Reshat Haxhismaili i kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb, rr\u00ebfen, metoda q\u00eb shkojn\u00eb nga nd\u00ebrtimi klasik i veshjes te njohurit\u00eb e fituara gjat\u00eb nj\u00eb jete n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion.<\/p>\n<p>Ai beson te talenti, por k\u00ebmb\u00ebngul se talenti vet\u00ebm nuk e p\u00ebrfundon nj\u00eb veshje. \u2018<em>Pa mjesht\u00ebrin\u00eb e realizimit nuk mund t\u00eb quhet profesionale<\/em>\u2019, shprehet. Ky dallim ndihmon p\u00ebr ta lexuar pun\u00ebn e tij, pas siluetave q\u00eb shihen n\u00eb fotografi apo n\u00eb pasarel\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb vendime p\u00ebr struktur\u00ebn, materialin dhe m\u00ebnyr\u00ebn si nj\u00eb pjes\u00eb do t\u00eb mbahet mbi trup.<\/p>\n<p>Shala thot\u00eb se i p\u00eblqejn\u00eb \u2018gj\u00ebrat e v\u00ebshtira\u2019, strukturat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb teknik\u00eb. Krahas tyre vendos detaje m\u00eb t\u00eb buta, sensuale. Nuk flet p\u00ebr nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb e p\u00ebrdor \u00e7do here, gjat\u00eb pun\u00ebs nj\u00eb ide mund t\u00eb ndryshoj\u00eb, sepse veshja ka arritur tashm\u00eb efektin q\u00eb k\u00ebrkonte. <em>\u2018Pjekuria artistike \u00ebsht\u00eb kur e kupton q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb detaj m\u00eb pak ose m\u00eb shum\u00eb e d\u00ebmton komplet vepr\u00ebn\u2019<\/em>, shprehet ai.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4676\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Copy-of-Green-and-White-Minimalist-Tips-to-Build-Your-Personal-Brand-Carousel-Instagram-Post-2-819x1024.png\" alt=\"\" width=\"819\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p>Ky vler\u00ebsim vjen edhe nga koha e kaluar duke par\u00eb pun\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve. Te veshjet e vjetra, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb e t\u00ebrheq \u00ebsht\u00eb puna e dor\u00ebs. Mendon p\u00ebr teknikat dhe mjetet q\u00eb kishte mjeshtri i asaj kohe, pastaj p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar nj\u00eb detaji t\u00eb vet\u00ebm. Ky interes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gradualisht pjes\u00eb e krijimtaris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb koleksion sendesh dhe pyetjesh<\/strong><\/p>\n<p>Shala mbledh objekte etnografike. I k\u00ebrkon n\u00eb arkiva private, n\u00eb tregje objektesh antike dhe, her\u00eb pas here, n\u00eb vende t\u00eb rajonit, ku ka gjetur punime me detaje shqiptare. Nuk e t\u00ebrheq vet\u00ebm pamja e tyre. P\u00ebrpara se ta p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb objekt si referenc\u00eb, k\u00ebrkon t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb kur \u00ebsht\u00eb krijuar, p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka sh\u00ebrbyer dhe si \u00ebsht\u00eb punuar. Bisedon edhe me specialist\u00eb q\u00eb e kan\u00eb studiuar etnografin\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr objektet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb koleksionit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb xhublet\u00eb origjinale, t\u00eb cil\u00ebn e gjeti vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kruj\u00eb. Ishte e d\u00ebmtuar, por p\u00ebr t\u00eb mbetet nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb vlefshme t\u00eb arkivit personal. \u2018<em>Xhubleta mban vler\u00ebn e nj\u00eb tempulli n\u00eb etnin\u00eb shqiptare p\u00ebr mua<\/em>\u2019, thot\u00eb.<\/p>\n<p>Mbledhja e k\u00ebtyre objekteve e \u00e7on te nj\u00eb pyetje krijuese: si ta sjell\u00eb nj\u00eb punim t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb veshje t\u00eb re, pa pretenduar se mund ta rikrijoj\u00eb? N\u00eb disa koleksione ka zgjedhur fotografin\u00eb. Ajo i lejon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb imazhin e objektit, duke e ruajtur t\u00eb dalluesh\u00ebm origjinalin.<\/p>\n<p>Te \u2018Korniz\u00eb Marubi\u2019 p\u00ebrdori fotografi historike si printime mbi p\u00eblhur\u00eb, dhe koleksioni mori Grand Prix n\u00eb BIG SEE Fashion Design Award 2021. Te \u2018Etnikografi\u2019 fotografoi veshje t\u00eb vjetra nga treva t\u00eb ndryshme shqiptare dhe i solli n\u00eb koleksion p\u00ebrmes imazheve. Te \u2018MYTH\u2019, i paraqitur n\u00eb Lond\u00ebr, iu kthye fotografive t\u00eb Marubit dhe pran\u00eb aksesor\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb filigranit p\u00ebrdori detaje t\u00eb realizuara me printim 3D. Interesi i tij p\u00ebr teknikat e s\u00eb kaluar\u00ebs nuk mbaron te ato, k\u00ebrkon edhe m\u00ebnyra bashk\u00ebkohore p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb form\u00eb veshjeve.<\/p>\n<p>\u2018<em>Un\u00eb nuk preferoj t\u2019i imitoj, t\u2019i deformoj e as t\u00eb konkurroj me veprat antike tradicionale<\/em>\u2019, shpjegon Shala. Megjithat\u00eb, kur fotografia printohet mbi nj\u00eb siluet\u00eb t\u00eb re, imazhi merr nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr, l\u00ebviz bashk\u00eb me trupin. Kjo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrja e stilistit, nd\u00ebrsa punimi nga i cili \u00ebsht\u00eb marr\u00eb imazhi mbetet i dalluesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, Paper Gallery, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Bienalen e Prishtin\u00ebs, hapi MM6, ekspozit\u00ebn e par\u00eb individuale t\u00eb Etnik Shal\u00ebs, ku koleksionet e tij u pan\u00eb pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, jasht\u00eb ritmit t\u00eb pasarel\u00ebs.<\/p>\n<p>Krijimet e tij, thot\u00eb ai, \u2018<em>duken si loj\u00eb, jan\u00eb enigma, jan\u00eb fragmente q\u00eb vet\u00ebm un\u00eb mund t\u2019i deshifroj\u2019<\/em>. Shikuesi mund t\u00eb mos i njoh\u00eb p\u00ebrvojat nga t\u00eb cilat kan\u00eb lindur koleksionet, por sheh frytin e k\u00ebrkimit t\u00eb tij, punimeve artizanale t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs ai u jep vend n\u00eb veshje t\u00eb reja, t\u00eb nd\u00ebrtuara me mjesht\u00ebri, t\u00eb pasura n\u00eb holl\u00ebsi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht elegante.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb kishte brenda ARKA-s?<\/strong><\/p>\n<p>Shala e kishte planifikuar prej koh\u00ebsh koleksionin q\u00eb prezantoi n\u00eb Paris. Jo \u00e7do ide e tij merr form\u00eb sapo lind. \u2018<em>Ka koleksione q\u00eb kam filluar vite m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb n\u00eb proces, po nuk e di se kur vjen momenti p\u00ebr t\u2019i shfaqur<\/em>\u2019, rr\u00ebfen ai. Edhe ARKA k\u00ebrkoi koh\u00eb: p\u00eblhurat dhe aksesor\u00ebt q\u00eb mblodhi p\u00ebr t\u00eb kishin secili historin\u00eb e vet dhe shenjat e viteve t\u00eb p\u00ebrdorimit.<\/p>\n<p>Ai flet p\u00ebr q\u00ebndisje t\u00eb im\u00ebta me fije ari, p\u00ebr detaje t\u00eb punuara me gjilp\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. P\u00ebrmend aksesor\u00eb prej bakri, plumbi e filigrani, si edhe pjes\u00eb t\u00eb vjetra nga koleksioni i tij personal. P\u00ebr disa prej tyre thot\u00eb se jan\u00eb disa shekullore. Edhe d\u00ebmtimet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb me kalimin e koh\u00ebs kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb, sepse jan\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre. \u2018Si t\u00eb prek\u00ebsh nj\u00eb cop\u00eb historie\u2019, shprehet Shala.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra si e p\u00ebrfshin nj\u00eb objekt t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb veshje varet nga vet\u00eb objekti. Ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb q\u00eb t\u2019ia nxjerr\u00eb n\u00eb pah r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb, her\u00eb t\u00eb tjera e thjeshton veshjen p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb atij v\u00ebmendjen. P\u00ebrzgjedhja e sendeve ishte vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebs, duhej vendosur edhe si do t\u00eb hynte secili n\u00eb koleksion.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-4678\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/grabfy-DeRuh0bDb0r-4.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"640\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb prej imazheve q\u00eb zgjodhi ishte Motra Tone e Kol\u00eb Idromenos. Ai e njihte portretin q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria, si nj\u00eb nga veprat e para t\u00eb artit shqiptar q\u00eb kishte m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00eb. Zgjedhja lidhej ve\u00e7an\u00ebrisht me Parisin: piktura ishte restauruar n\u00eb Luv\u00ebr dhe, n\u00eb vitin 2005, ishte ekspozuar n\u00eb Mus\u00e9e d\u2019Orsay. Dy dekada m\u00eb von\u00eb, Shala e solli s\u00ebrish imazhin e saj n\u00eb qytet, k\u00ebt\u00eb her\u00eb mbi nj\u00eb veshje q\u00eb fotografuam pran\u00eb Louvre.<\/p>\n<p><strong>Mbr\u00ebmja n\u00eb Paris<\/strong><\/p>\n<p>ARKA, me 14 veshje, u prezantua m\u00eb 3 tetor n\u00eb Mus\u00e9e Banksy, gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb mod\u00ebs n\u00eb Paris, n\u00eb eventin e organizuar nga GX Fashion Week. N\u00eb sall\u00eb ishin miq, koleg\u00eb, familjar\u00eb q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb surpriz\u00eb dhe nj\u00eb profesoresh\u00eb e tij q\u00eb jeton n\u00eb Lond\u00ebr. Shala tregon se takoi njer\u00ebz t\u00eb interesuar p\u00ebr bashk\u00ebpunime, por \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr projekte q\u00eb mund t\u00eb lindin prej tyre.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-4677\" src=\"https:\/\/thelb.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Copy-of-Green-and-White-Minimalist-Tips-to-Build-Your-Personal-Brand-Carousel-Instagram-Post-3-819x1024.png\" alt=\"\" width=\"819\" height=\"1024\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb sfilat\u00ebs, doli me nj\u00eb jelek dhe kapele t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Thot\u00eb se pjes\u00ebt origjinale, t\u00eb p\u00ebrdorura gjat\u00eb luft\u00ebs, ia kishte huazuar nj\u00eb veteran p\u00ebrmes miqve. P\u00ebr shum\u00eb familje, shprehet ai, nj\u00eb uniform\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr sendet m\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb ruajtura n\u00eb sht\u00ebpi; p\u00ebr disa, i vetmi kujtim i mbetur nga dikush q\u00eb sakrifikoi jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Shala e p\u00ebrshkruan daljen e tij si nj\u00eb nderim p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb sot t\u00eb flas\u00eb gjuh\u00ebn e vet dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb vendin e tij. K\u00ebshtu kuptimi i ark\u00ebs zgjerohet: mban kujtimet e gjyshes, objektet q\u00eb ai ka mbledhur dhe sendet q\u00eb familje t\u00eb tjera i ruajn\u00eb p\u00ebr arsye shum\u00eb m\u00eb t\u00eb dhimbshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>*<em>Ky profil u nd\u00ebrtua mbi bised\u00ebn e THELB me stilistin Etnik Shala<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jerina LUKA Pak or\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb prezantonte koleksionin ARKA n\u00eb Paris, THELB fotografoi krijimet e Etnik Shal\u00ebs pran\u00eb Louvre dhe bisedoi me t\u00eb p\u00ebr objektet q\u00eb mbledh, mjesht\u00ebrin\u00eb e pun\u00ebs me dor\u00eb dhe kujtimet q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb koleksionet e tij. Qielli mbi Luv\u00ebr ishte ende me re, por drita e per\u00ebndimit kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":4680,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38,59,39,41,40],"tags":[],"tmauthors":[64],"class_list":["post-4673","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-editorial","category-kryesore","category-mode","category-sfilata","category-stiliste"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4673","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4673"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4673\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4682,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4673\/revisions\/4682"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4680"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4673"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/thelb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftmauthors&post=4673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}