Vaji i farave të kungullit në fokusin e ri të kujdesit për flokët

3 Min Read

Kushdo që i dedikohet flokëve të gjatë e di se rritja dhe mbajtja e flokëve të rinj janë çelësi i një koke të shëndetshme. Me kalimin e viteve kemi parë vajin e rozmarinës, peptidet dhe madje edhe terapitë me dritë të kuqe të lidhen me trajtimin dhe rritjen e flokëve, por tani po flitet për një tjetër mundësi që po rikthehet në rutinat e qëndrueshme: vaji i farave të kungullit.

I pasur me acide yndyrore esenciale, veçanërisht omega-3 dhe omega-6, ai ndihmon në ruajtjen e membranave qelizore të shëndetshme dhe mbështet funksionin e duhur të qelizave. Përmban gjithashtu antioksidantë si vitamina E, zinku dhe fitosterolet, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e folikulave të flokëve nga stresi oksidativ dhe inflamacioni, dy faktorë që shpesh lidhen me hollimin e flokëve. Këto lëndë ushqyese krijojnë një mjedis që mbështet një skalp të shëndetshëm dhe prodhimin e keratinës, duke reduktuar dëmtimet e mundshme.

Në të njëjtën kohë, lidhet edhe me një mekanizëm më specifik: uljen e DHT-së, një hormon që shpesh lidhet me rënien e flokëve. Në disa studime, përdorimi i përditshëm i suplementit është shoqëruar me rritje të dukshme të numrit të flokëve brenda disa muajve, një rezultat që e vendos atë mes alternativave më premtuese  të produkteve natyrale.

Por, si çdo gjë që lidhet me flokët, edhe këtu ka një ‘por’. Nuk është një zgjidhje universale dhe as e menjëhershme. Flokët rriten ngadalë dhe efektet mund të kërkojnë muaj për t’u vënë re. Për më tepër, rënia e flokëve nuk ka një shkak të vetëm, ajo lidhet me hormonet, ushqimin, stresin dhe gjendjen e përgjithshme të trupit.

Për këtë arsye, vaji i farave të kungullit funksionon më mirë si pjesë e një rutine, jo si një produkt i vetëm. Në praktikë, ai integrohet lehtësisht: mund të përdoret për masazh në skalp një ose dy herë në javë, duke ndihmuar qarkullimin dhe ushqimin e rrënjës. Si trajtim para larjes, mjaftojnë 20–30 minuta për të përfituar nga vetitë e tij pa e rënduar flokun. Ndërsa për një qasje më të plotë, suplementet ushqyese janë një opsion, gjithmonë me pritshmëri reale dhe jo si zgjidhje e menjëhershme.

Ndoshta kjo është arsyeja pse ky përbërës po fiton terren tani. Nuk premton transformime të shpejta, por i përshtatet një ideje më të re të bukurisë, më e lidhur me kujdesin afatgjatë.

– THELB,

Share This Article