Ekziston një ndjesi specifike që vetëm vera mesdhetare mund ta falë. Është zhurma e valëve që thyhen pas shkëmbinjve të nxehur nga dielli, aroma e pishave që përzihet me kripën e detit dhe ajo dritë e artë e pasdites që e kthen çdo pamje në një kartolinë nostalgjike të viteve ’70.
Por përtej estetikës së pushimeve verore, nga e gjithë Riviera Shqiptare te gjiret e fshehura të jugut, mbetet një pyetje që rikthehet çdo verë:
Si ruhet shkëlqimi natyral dhe i shëndetshëm i lëkurës pa e dëmtuar atë?
Në qasjen moderne ndaj bukurisë, vera kërkon më pak shtresa dhe formula më të lehta. Makeup-i i rëndë ia lë vendin një lëkure të pastër dhe të hidratuar mirë, ku kujdesi bëhet po aq i rëndësishëm sa rezultati që shohim në pasqyrë.

Megjithatë, për një kohë të gjatë, kremrat mbrojtës kanë qenë një nga kompromiset e çantës së plazhit. Formulat minerale, në veçanti, janë shoqëruar shpesh me tekstura të rënda dhe gjurmën e bardhë që mbetet mbi lëkurë. Sot, një gjeneratë e re produktesh SPF po përpiqet të ndryshojë pikërisht këtë raport mes mbrojtjes dhe mënyrës si produkti ndihet dhe duket mbi lëkurë.
Kur dielli bëhet pjesë e ditës
Pas ritualeve të mëngjesit vjen zbritja drejt bregut. Është ajo pjesë e ditës kur dielli fillon të ngrohë vërtet, drita bëhet më e fortë dhe reflekton mbi sipërfaqen e kaltër të ujit, koha e ecjeve të gjata buzë detit, zhytjeve të para dhe bisedave pa nxitim në breg. Por ndërsa paraditja përparon, rritet edhe intensiteti i diellit dhe bashkë me të, nevoja për të mbrojtur lëkurën.

Qasja e mëparshme ndaj kremrave mbrojtës na kujtonte shpesh ndjesinë e rëndë të formulave që mezi përtheheshin nga lëkura nën nxehtësi. Sot, ky ekspozim duket të jetë tërësisht i lirë dhe i padukshëm. Çelësi i asaj lëkure që duket e mrekullueshme edhe në fotot spontane të paradites qëndron te përzgjedhja e një mbrojtjeje që përthithet në sekonda. Kur formula sillet si një vello e lehtë hidratuese, lëkura jo vetëm që mbrohet nga rrezet e forta që nisin në këto orë, por fiton atë shkëlqimin natyral dhe të shëndetshëm që reflekton dritën e verës pa asnjë sforco.
Kjo është edhe arsyeja pse vitet e fundit SPF po afrohet gjithnjë e më shumë me botën e skincare. Formulat e reja kombinojnë filtrat mbrojtës me përbërës që zakonisht i kërkojmë te produktet e kujdesit të përditshëm, nga acidi hialuronik te vajrat dhe ekstraktet bimore.

Ideja është e thjeshtë, një produkt që jo vetëm mbron lëkurën, por ndihet lehtë mbi të, ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe mund të funksionojë natyrshëm edhe nën makeup.
Kur dita fillon të zbehet dhe muzika e qetë e mbrëmjes nis në sfond, lëkura juaj duhet të tregojë vetëm historinë e një dite të kaluar bukur sepse sekreti i vërtetë i bukurisë nuk është thjesht nxirja e përkohshme e lëkurës. Mbrojtja, hidratimi dhe mënyra si kujdesemi për të çdo ditë janë ato që përcaktojnë se si do të duket edhe pasi vera të ketë kaluar.
Zbulimi i sezonit
Mes markave që e kanë ndërtuar identitetin pikërisht mbi këtë mënyrë të re të të menduarit për mbrojtjen nga dielli është Le Rub. Me një estetikë të frymëzuar nga vera mesdhetare dhe produkte të prodhuara në Itali, marka e trajton SPF-në si pjesë të rutinës së kujdesit për lëkurën, jo thjesht si kremin që përdorim në plazh.

Everyday Sunscreen SPF50, një nga produktet kryesore të saj, ka formulë 100% minerale me oksid zinku jo-nano dhe përmban acid hialuronik, vaj bajameje të ëmbël dhe ekstrakt të fermentuar rrushi. Formula është krijuar për të kombinuar mbrojtjen nga dielli me hidratimin dhe një përfundim të lehtë mbi lëkurë.
Le Rub e shoqëron këtë filozofi edhe me një identitet vizual minimalist dhe paketim prej alumini të riciklueshëm, duke e vendosur mbrojtjen nga dielli brenda një koncepti më të gjerë të kujdesit të përditshëm.

Linja e plotë mund të gjendet në Le Rub, ndërsa në Tiranë është e disponueshme te Europrofumerie.
– THELB,

