Dielli, kripa, klori, larjet e shpeshta dhe nxehtësia e stilimit mund ta lënë flokun të thatë, të ashpër dhe të vështirë për t’u menaxhuar. Pas verës, një rutinë e zgjedhur mirë mund të ndihmojë në rikthimin e butësisë, shkëlqimit dhe pamjes së shëndetshme të flokëve.
Në fund të verës, flokët shpesh janë të parët që tregojnë se kanë kaluar shumë kohë në diell. Duken më të thatë, humbin shkëlqimin, elektrizohen më lehtë dhe majat fillojnë të duken të dëmtuara. Për flokët e lyer ose të dekoloruar, ndryshimi mund të jetë edhe më i dukshëm.
Lajmi i mirë është se nuk nevojitet domosdoshmërisht një arsenal produktesh. Një rutinë e thjeshtë, por e qëndrueshme, mund të bëjë diferencën.
- Filloni me një shampo të butë
Shampoja ka një rol më të rëndësishëm nga sa duket. Kur flokët janë të thatë dhe të dëmtuar, larja duhet të jetë efektive për skalpin, por jo agresive ndaj gjatësive.
Zgjidhni një formulë që i përshtatet skalpit tuaj dhe shmangni larjet e panevojshme vetëm për të ‘pastruar’ më shumë flokët. Uji shumë i nxehtë gjithashtu nuk është zgjedhja më e mirë, mund të shtojë ndjesinë e thatësisë dhe të irritojë skalpin. Një rregull i thjeshtë: shampoja aplikohet kryesisht në skalp, ndërsa gjatësitë pastrohen nga shkuma që rrjedh gjatë shpëlarjes.
Oribe Gold Lust Repair & Restore Shampoo është një nga alternativat që do të zgjidhnim për këtë fazë të rutinës, veçanërisht për flokë të thatë dhe të dëmtuar. E përzgjedhim për formulën e fokusuar te hidratimi dhe rikthimi i butësisë, si edhe për mënyrën e balancuar se si kombinon kujdesin me një përvojë vërtet premium.

- Mos e anashkaloni maskën
Nëse balsami është pjesë e rutinës së përditshme, maska mund të jetë trajtimi më intensiv që i shtoni flokëve një ose dy herë në javë.
Formulat për flokë të thatë ose të dëmtuar zakonisht përmbajnë përbërës hidratues dhe kondicionues që e bëjnë fibrën më të butë dhe më të menaxhueshme. Në varësi të formulës, mund të gjeni përbërës si aminoacide, proteina, ceramide, glicerinë, vajra dhe përbërës të tjerë zbutës. Maska nuk duhet të aplikohet në skalp, përveç rasteve kur produkti është krijuar posaçërisht për të. Fokusohuni te gjatësitë dhe majat.
Sisley Hair Rituel – The Intense Nutrition Hair Care Mask është zgjedhja jonë për këtë hap, veçanërisht për flokë të thatë dhe të dëmtuar që kanë humbur butësinë dhe shkëlqimin. E përzgjedhim për formulën intensive ushqyese me vajra dhe gjalpë kokumi, si edhe për kohën e shkurtër të aplikimit: vetëm pesë minuta.

- Trajtimi pa shpërlaje
Ky është një nga hapat më praktikë për flokët që janë bërë të ashpër pas verës. Produktet pa shpërlarje, spray ose serume krijojnë një shtresë kondicionuese mbi fije, duke ndihmuar në zbutjen e sipërfaqes së flokut, reduktimin e elektrikimit dhe mbrojtjen e tyre gjatë ditës. Aplikojini në flokë të lagësht, pasi të keni hequr ujin e tepërt me peshqir. Nëse flokët janë veçanërisht të thatë, një sasi shumë e vogël mund të përdoret edhe në majat gjatë ditës.Më shumë produkt nuk do të thotë më shumë kujdes. Filloni me pak dhe shtoni vetëm nëse flokët kanë nevojë.
Kérastase Nutritive 8H Magic Night Serum është një zgjedhje e mirë për flokët që kanë humbur butësinë pas verës. E përzgjedhim për teksturën e lehtë dhe karakterin ushqyes, që e bën veçanërisht të përshtatshëm për gjatësitë dhe majat e thata, pa qenë nevoja për shpëlarje.

- Mbrojtja nga nxehtësia
Tharësja, piastra dhe ondulatori janë ndër faktorët që mund ta përkeqësojnë një fibër tashmë të dobësuar. Nëse përdorni mjete termike, një produkt termombrojtës duhet të jetë pjesë e rutinës. Ai nuk e anulon dëmin e nxehtësisë, por mund të ndihmojë në reduktimin e tij kur përdoret sipas udhëzimeve të produktit. Pas verës, është gjithashtu një moment i mirë për t’i dhënë flokëve pak pushim nga stilimi me temperatura të larta. Tharja natyrale, kur është praktike, dhe temperaturat më të moderuara janë zgjedhje më të mira për një flok që po përpiqeni ta riktheni.
Oribe Gold Lust Dry Heat Protection Spray është zgjedhja jonë për mbrojtjen e flokëve gjatë stilimit me nxehtësi. E përzgjedhim sepse, përveç mbrojtjes deri në 232°C, formula është krijuar për flokë të thatë dhe të dëmtuar, duke ndihmuar në rikthimin e butësisë dhe shkëlqimit.

- Mos harroni majat
Majat janë pjesa më e vjetër e flokut dhe zakonisht ajo që tregon më qartë shenjat e dëmtimit. Një vaj ose serum për flokët mund t’i bëjë ato të duken menjëherë më të lëmuara dhe më me shkëlqim. Por duhet bërë një dallim i rëndësishëm: një produkt kozmetik nuk mund të ‘riparojë’ përgjithmonë një fije floku të çarë. Ai mund të zbusë sipërfaqen, të reduktojë fërkimin dhe të përmirësojë pamjen e majave. Kur dëmtimi është i madh, prerja e majave mbetet mënyra më efektive për të hequr pjesën e dëmtuar.
Sisley Hair Rituel Precious Hair Care Oil është zgjedhja jonë për kujdesin e majave të thata dhe të dëmtuara. E përzgjedhim për formulën e pasur me vajra, që ndihmon në zbutjen dhe lëmimin e fibrës së flokut, duke i dhënë menjëherë më shumë shkëlqim dhe një pamje më të kuruar majave.

- Mbroni flokët edhe nga dielli
Mbrojtja nuk duhet të fillojë vetëm pasi flokët janë dëmtuar. Rrezatimi UV mund të ndikojë në strukturën e flokut dhe në pigmentin e tij, veçanërisht te flokët e lyer. Në ditët me ekspozim të gjatë në diell, një produkt me mbrojtje UV për flokët, kapela ose qëndrimi në hije mund të ndihmojnë në reduktimin e ekspozimit. Dhe nëse jeni në plazh apo pishinë, shpëlarja e flokëve me ujë të pastër pas notit është një zakon i thjeshtë që ia vlen të bëhet.
Aveda Sun Care Protective Hair Veil është zgjedhja jonë për mbrojtjen e flokëve gjatë ekspozimit në diell. E përzgjedhim sepse krijon një shtresë mbrojtëse mbi flokë dhe është veçanërisht praktik për ditët në plazh apo pranë pishinës, kur flokët ekspozohen për orë të tëra ndaj rrezeve UV.

Çfarë të mos bëni kur flokët janë të dëmtuar?
Ndonjëherë përmirësimi i rutinës nuk ka të bëjë me shtimin e produkteve, por me heqjen e disa zakoneve. Mos i fërkoni flokët fort me peshqir. Mos i krehni me forcë kur janë të lagur dhe të ngatërruar. Shmangni modelet shumë të shtrënguara dhe mos përdorni nxehtësi të lartë çdo ditë. Edhe larja duhet të jetë e përshtatur me nevojat e skalpit. Nuk ka një numër universal ‘të saktë’ larjesh në javë, skalpi i yndyrshëm ka nevoja të ndryshme nga ai i thatë.
Një rutinë e mirë nuk e ndryshon flokun brenda natës. Kur flokët duken ‘si kashtë’, tundimi është të kërkoni një produkt që premton riparim të menjëhershëm. Në realitet, kujdesi i mirë funksionon më shumë përmes vazhdimësisë.
Shampoja e përshtatshme, balsami ose maska, një serum, mbrojtja nga nxehtësia, kujdesi për majat dhe mbrojtja nga dielli krijojnë së bashku një rutinë që ndihmon flokët të duken më të butë, më të lëmuar dhe më me shkëlqim. Pas një vere të gjatë është pikërisht ajo që u nevojitet, më pak eksperimente dhe më shumë kujdes të qëndrueshëm.
– THELB,

