Arti i detajit te Alexander McQueen

2 Min Read

Koleksioni i fundit i Alexander McQueen shpalos një gjuhë vizuale ku detaji, nga materialet te aksesorët nuk është thjesht zbukurim, por një element narrativ thelbësor.

Një nga elementët më të spikatur është përdorimi i maskave të strukturuara të vendosura në fytyrë, të cilat fshehin identitetin dhe krijojnë një atmosferë misterioze. Këto maska të zbukuruara me kristale apo elemente te tjera përforcojnë idenë e dualitetit mes manifestimit te bukurisë dhe fshehjes, një temë e përsëritur në ADN-në e markës.

Fustanet kanë forma të theksuara, me volume që duken si të ndërtuara me dorë, pothuajse si skulptura. Në të njëjtën kohë, disa materiale janë të buta dhe lëvizin lirshëm gjatë ecjes, duke krijuar një kontrast interesant mes fortësisë dhe lehtësisë.

Aksesorët janë trajtuar si objekte arti më vete. Çantat me forma të pazakonta, shpesh të punuara në metal apo të zbukuruara me tekstura organike, rikujtojnë po ashtu objekte skulpturore. Detajet si zinxhirët e rëndë, dorezat në formë unazash apo elementet e gdhendura shtojnë një dimension gotik.

Një tjetër element kyç është punimi i sipërfaqeve: qëndisje të ndërlikuara, tekstura të frymëzuara nga natyra, si forma që ngjajnë me luspa apo petale, dhe përdorimi i materialeve mëndafshi, lëkura dhe tyl transparent apo dantella. Këto detaje krijojnë një ndjesi të prekshme dhe vizuale njëkohësisht.

Ngjyrat lëvrojnë mes paletave neutrale, nuancave të buta pastel dhe atyre me tone të errëta, gri, kafe dhe të zeza duke lejuar që forma dhe detaji të marrin vëmendjen kryesore.

Koleksioni i fundit i McGirr dëshmon se në universin e Alexander McQueen, detaji nuk është kurrë i rastësishëm. Ai është mjeti për të ndërtuar emocione, për të sfiduar perceptimin dhe për të transformuar modën në një formë arti konceptual.

– THELB,

Share This Article