Kate Middleton ngjit tre majat më të larta të Britanisë: ‘Kanceri nuk prek vetëm trupin’

3 Min Read

Kate Middleton ka përfunduar me sukses National Three Peaks Challenge, një nga sfidat më të njohura të ecjes malore në Mbretërinë e Bashkuar, duke ngjitur tre majat më të larta të Scotland, England dhe Wales brenda 24 orëve.

Sfida, që përfshin majat e Ben Nevis, Scafell Pike dhe Snowdon, nuk ishte thjesht një provë fizike. Për Princeshën e Uellsit ajo ishte një mënyrë për të folur për jetën pas diagnozës së kancerit dhe për të mbështetur njerëzit që po kalojnë të njëjtën përvojë.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kate ndau edhe reflektimin e saj më personal.

‘Kanceri nuk prek vetëm trupin. Ai ndryshon mënyrën se si mendon dhe si ndihesh, duke ndikuar thellësisht në çdo aspekt të jetës. E di këtë nga përvoja ime.’

Ajo shtoi se rrugëtimi nuk sfidon vetëm trupin, por edhe anën emocionale, psikologjike dhe shpirtërore të njeriut, ndërsa ndikimi i sëmundjes prek familjen, miqtë, punën dhe momentet e jetës së përditshme.

Një sfidë me një mision

Kate e ndërmori këtë iniciativë për të mbledhur fonde për Royal Marsden Cancer Charity, organizata që mbështet spitalin ku ajo vetë mori trajtim gjatë betejës me kancerin.

Objektivi i saj është të nxisë një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj trajtimit të pacientëve me kancer, duke theksuar se shërimi nuk lidhet vetëm me terapitë mjekësore, por edhe me mbështetjen emocionale dhe psikologjike.

Çdo njeri e përjeton ndryshe diagnozën. Kujdesi duhet të trajtojë të gjithë personin, jo vetëm sëmundjen’, shkroi ajo.

Çfarë është National Three Peaks Challenge?

National Three Peaks Challenge konsiderohet një nga sfidat më të njohura të trekking-ut në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesëmarrësit duhet të ngjitin tri majat më të larta të Skocisë, Anglisë dhe Uellsit, duke përshkuar rreth 37 kilometra në këmbë, më shumë se 3 mijë metra diferencë lartësie dhe afro 750 kilometra me makinë mes një mali dhe tjetrit. Shumica synojnë ta përfundojnë sfidën brenda 24 orëve.

Në fund të udhëtimit, pasi arriti në majën e fundit në Uells, Kate u prit nga bashkëshorti i saj, Prince William, tre fëmijët e tyre, si edhe prindërit dhe vëllai i saj.

Por përtej rekordit personal, kjo sfidë u kthye në një mesazh shprese: se shërimi nuk është vetëm rikuperim fizik, por edhe gjetja e një ekuilibri të ri për të vazhduar jetën.

– THELB,

Share This Article