Në 31-vjetorin e Dua Lipës, mes urimeve që kanë mbushur rrjetet sociale, një prej tyre vjen nga njeriu që e ka parë historinë e saj shumë përpara skenave, çmimeve dhe famës. Dukagjin Lipa ka ndarë një seri fotografish familjare të së bijës në moshë të vogël, lidhjes së tyre të tyre të veçantë dhe të kahershme të shoqëruara nga një urim shumë personal.




‘Gëzuar ditëlindjen, Dua,Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty. Dora e Zotit qoftë mes teje dhe çdo të keqeje. Dashuria që na jep të gjithëve qoftë mburoja që të mban të sigurt dhe të lumtur’, shkruan ai.


Fotografitë sjellin një Dua tjetër nga ajo e skenës dhe tapeteve të kuq, momente nga albumi familjar, të një vajze që Dukagjini e ka parë të rritet shumë përpara se pjesa tjetër e botës ta njihte. Sot ai është edhe menaxheri i saj dhe bashkë kanë ndërtuar Sunny Hill, por urimi i ditëlindjes është ai i babait për vajzës së tij.



Dua mbush 31 vjeç. Ndërsa pjesa tjetër e botës sheh një prej yjeve më të mëdha të pop-it, për një prind historia është pak më ndryshe dhe nis gjithmonë shumë më herët.
– THELB,

