Ka figura që nuk i përkasin një konteksti të vetëm. Ato e tejkalojnë atë dhe Mimoza Ahmeti ka qenë gjithmonë një prej tyre.
Një nga figurat më të forta intelektuale në vend, një zë i veçantë në letërsi, që sfidon kategorizimet në mendim dhe në mënyrën si zgjedh të shfaqet.

Çfarë bie në sy nuk është vetëm prania në një dimension të paparashikuar publik, por mënyra si ajo nuk ndryshon.
Së fundmi, vëmendja publike është rikthyer fuqishëm rreth saj, por përtej çdo konteksti të ri, një element që mbetet i pandryshueshëm është identiteti i saj, edhe estetik.
Në hapësirat digjitale janë shfaqur imazhe që e vendosin Ahmetin në një estetikë të re, të lidhur me universin e @louisvuitton , imazhe që luhaten mes reales dhe imagjinatës, mes fotografisë dhe krijimit digjital.

Janë reale? Janë një lojë vizuale?
Fotot janë publikuar më 1 prill, një detaj që lë hapësirë për interpretim.
Megjithatë, në rastin e Mimoza Ahmeti, imazhi nuk është kurrë thjesht sipërfaqe, është vazhdim i mendimit, i identitetit, i një pranie që nuk përpiqet të përshtatet, por të bind përmes vetvetes, duke qëndruar e pandryshuar në thelb.

Dhe ndoshta për këtë arsye, çdo hap i saj, edhe në territore të papritura, nuk është thjesht pjesëmarrje, por transformim.
— THELB,

