Sapo është publikuar një nga bashkëpunimet më të pazakonta të kësaj vere.

DJ Bujaka dhe Mimoza Ahmeti kanë lançuar këngën më të fundit të titulluar ‘Lule Mimoza’, një hit që sjell së bashku energjinë e muzikës me personalitetin e një prej emrave më të veçantë të letërsisë dhe kulturës shqiptare.


Pas vëmendjes që morën gjatë Ferma VIP, dyshja e ka kthyer këtë kimi në një projekt muzikor me ritme Amapiano, atmosferë verore dhe një videoklip që i qëndron të njëjtës frymë festive.


Teksti mban firmën e DJ Bujakës dhe Mimoza Ahmetit, ndërsa produksioni është realizuar nga Alandy, Lucky Flp dhe Nasty D. “Lule Mimoza” është tashmë e publikuar në të gjitha platformat.

