Tetë vite pas dasmës që u ndoq nga miliarda njerëz në mbarë botën, Meghan Markle riktheu sërish vëmendjen te një nga momentet më të komentuara të eventeve të mbretërive moderne.
Me rastin e përvjetorit të martesës me Prince Harry, Dukesha e Sussex publikoi në Instagram një seri fotosh të papublikuara më parë nga ceremonia dhe festa private e dasmës së tyre në vitin 2018. Mes imazheve backstage, momenteve intime dhe performancës së Elton John për të ftuarit, postimet rikthyen edhe një herë atmosferën e një dasme që ndoshta ka ndryshuar estetikën e nuseve mbretërore moderne.

Në 19 maj të vitit 2018, çifti u martua në St. George’s Chapel, në Windsor Castle, përpara rreth 600 të ftuarve, mes tyre figura si Victoria Beckham, David Beckham, Serena Williams, Oprah Winfrey dhe George Clooney me Amal Clooney. Ceremonia u ndoq nga rreth 1.9 miliardë njerëz në mbarë botën.Por përtej interesit mediatik dhe simbolikës së martesës mbretërore, një nga elementët më të diskutuar mbeti pikërisht fustani i Meghan Markle.

I realizuar nga Clare Waight Keller për Givenchy, fustani me supe të zbuluara u dallua dhe u komentua për elegancën dhe theshtësinë e tij. Meghan zgjodhi të vishte diçka krejt tjetër nga stili që zakonisht që kanë nuset e familjeve mbretërore të cilat përbëhen nga shumë detjae e ornamente dhe me forma kryesisht voluminoze të teksturave.
Vetë Clare Waight Keller ka treguar më vonë se procesi i krijimit të fustanit u zhvillua për muaj të tërë në fshehtësi të plotë, vetëm mes saj dhe Meghan Markle.
Shumë kritikë të modës e lidhën menjëherë estetikën e fustanit me minimalizmin elegant të viteve ’90 dhe sidomos me ikonën e stilit Carolyn Bessette-Kennedy, të cilën Meghan vetë e ka përmendur më parë si një nga referencat e saj të preferuara të stilit bridal.

Për festën private në Frogmore House, Meghan ndërroi veshjen duke zgjedhur një fustan të bardhë me jakë të lartë nga Stella McCartney, një tjetër look minimalist që forcoi më tej identitetin modern dhe të thjeshtë estetikisht të gjithë ceremonisë.
Tetë vite më vonë, imazhet e asaj dasme vazhdojnë të qarkullojnë jo vetëm si pjesë e historisë mbretërore moderne, por si referencë e një elegance minimale që ende duket aktuale.
— THELB,

