Jennifer Lopez në Vogue World Milano, një hap kërcimi dhe një histori e gjatë me Dolce&Gabbana

3 Min Read

Nga publiku në qendër të Galleria Vittorio Emanuele II, këngëtarja u bë pjesë e shfaqjes me një veshje Alta Moda dhe gjerdanin Oceanina.

Jennifer Lopez mbërriti në Vogue World Milano përkrah Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana-s. Në fillim ishte mes të ftuarve, duke ndjekur shfaqjen nga publiku. Më pas, gjatë aktit të tretë, tenisti italian Lorenzo Musetti iu afrua dhe e shoqëroi në qendër të Galleria Vittorio Emanuele II. T Jennifer Lopez e ndoqi fillimin e Vogue World nga rreshti i parë. Në aktin e tretë, Lorenzo Musetti e ftoi të dilte në pasarelë dhe të dy kërcyen për pak çaste në mes të Gallerias. Një dalje e papritur për publikun, por krejt e natyrshme për një artiste që është mësuar ta marrë skenën.

Zgjedhja e Dolce&Gabbana për këtë mbrëmje lidhet me një marrëdhënie që Jennifer Lopez ka ndërtuar prej vitesh me Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana-n., që nga Met Gala e vitit 2004 deri te shfaqjet Alta Moda të shtëpisë. Në një intervistë për Vogue këtë verë, këngëtarja kujtoi se dy stilistët e kanë mbështetur gjatë karrierës. Ajo foli edhe për arsyen pse vazhdon të zgjedhë veshjet e tyre duke shpjeguar se i pëlqen mënyra si mund të marrë një tjetër prani kur i vesh, thuajse si të hynte në një rol.

Kjo ide e personazhit kishte vend edhe në Milano. Për Vogue World, Lopez zgjodhi një fustan të zi nga koleksioni Dolce&Gabbana Alta Moda i prezantuar në Romë në korrik 2025. Busti bashkonte tyl, rrjetë, dantellë makramé, kadife dhe kristale; dorezat e gjata prej tyli të zi vazhdonin linjën e veshjes. Flokët e lëshuar dhe silueta e fustanit i jepnin pamjes diçka nga divat e kinemasë italiane, një referencë për të cilën Lopez ka folur vetë kur përshkruan atë që e tërheq te Dolce&Gabbana.

Në qendër të veshjes qëndronte Oceanina, gjerdani i Alta Gioielleria i shtëpisë. Më shumë se 800 diamante rrethonin një turmalinë Paraíba blu, prej 74,459 karatësh, me origjinë nga Mozambiku. Guri ishte detaji që tërhiqte menjëherë syrin, por në atë dalje kishte më shumë për t’u parë sesa një bizhuteri e rrallë: zgjedhja e veshjes lidhej me historinë e Lopez me dy stilistët dhe me kënaqësinë e saj për ta përdorur modën si pjesë të performancës.

Në korrik ajo ishte mes të ftuarve të Dolce&Gabbana në Taormina; në shtator, në Milano, u ul sërish pranë tyre përpara se të dilte papritur në shfaqje. Për disa çaste, publiku pa atë që Jennifer Lopez e bën prej vitesh në skenë: hyri në një rol, e mbajti vëmendjen dhe u kthye në vendin e saj duke lënë pas një moment për t’u mbajtur mend.

-THELB, 

 

Share This Article