Ka zëra që të prekin që në notën e parë pa ditur pse. Zëri i Dolly Parton-it ishte njëri prej tyre, soprano e shpejtë, me atë vibrato të veçantë dhe një theks të sajin karakteristik nga vendi ku vinte që kurrë nuk u fshi, sado larg që të shkoi nga Tennessee-ja. Sot ai zë heshti përgjithmonë. Legjenda e muzikës country ndërroi jetë këtë të martë më 25 gusht. Familja e saj njoftoi përmes një video-mesazhi prekës nga nipi i saj, Bryan Seaver, i cili deklaroi se tezja e tij ‘vdiq sot në paqe, në Nashville’ dhe se trishtimi i takon atyre që mbetën pas, jo asaj, sepse ‘Dolly ka jetuar në dritë. Ajo kërkoi të prehet, më në fund, në një shtrat pambuku të butë pas një jete të tërë me gurë të rremë e të rëndë mbi supe. Tani meriton pak rehati.’ u shpreh ai.

Muajt e fundit kishin qenë të vështirë për artisten për shkak të probleme në veshka, sistemi imunitar i lodhur dhe një dhembje e thellë nga humbja së bashkëshortit, Carl Dean (mars 2025) pas 58 vitesh martesë e dashuri të qëndrueshme, larg dritave të skenës.
Lindi më 19 janar 1946, e katërta nga dymbëdhjetë fëmijë, në një kasolle me një dhomë të vetme, në cepin më të thellë të maleve Great Smoky, në Tennessee. Nuk e fshehu kurrë origjinën e saj modeste, përkundrazi, e ktheu në material krijues. Në Dollywood, parkun e saj argëtues që ndërtoi në Pigeon Forge, kishte një kopje besnike të asaj kasolleje, që vizitorët ta shohin me sytë e tyre nga erdhi gjithçka. Kënga ‘My Tennessee Mountain Home’ (1973) është, në fakt, një letër dashurie ‘për atë fëmijëri të varfër materialisht, por të pasur me gjithçka tjetër‘, siç shprehej vetë Dolly.
Filloi të këndojë që fëmijë, në skenat e vogla të Tennessee-së lindore, dhe u nis për Nashville menjëherë pasi mbaroi shkollën e mesme, në 1964. Tre vjet më vonë, ‘Dumb Blonde’ kënga e saj e parë country arriti vendin e 24-t në listën e zhanrit, një fillim modest për atë që do të bëhej një nga karrierat më të mëdha në historinë e muzikës amerikane.

Në Nashville, në moshën 18-vjeçare, jashtë një lavanderie takoi Carl Dean-in, një njeri që s’kishte asnjë lidhje me botën e spektaklit dhe drejtonte një biznes të vogël ndërtimi. U martuan dy vjet më vonë (1966) dhe qëndruan së bashku deri në vdekjen e tij, pothuajse 60 vjet martesë. Ai mbeti gjithmonë larg dritave të skenës, i padukshëm publikisht, ndërsa ajo u bë një nga figurat më të mëdha të muzikës dhe spektaklit amerikan. Ata ishin dy njerëz nga dy botë krejt të ndryshme, por shoku i saj i jetës ishte, deri në fund, mbështetja kryesore e artistes.
Nënshkroi një kontratë me RCA Victor në fund të viteve 1960, dhe suksesi erdhi përmes bashkëpunimit me këngëtarin Porter Wagoner. Ishin vitet ’70 kur lindën disa nga këngët më famshme të karrierës së saj si ‘Jolene’, ‘Two Doors Down’, ‘Baby I’m Burning’ dhe, sigurisht, ‘I Will Always Love You’.

Kjo e fundit mban një nga historitë më domethënëse të karrierës së saj. E shkroi si lamtumirë profesionale për Wagoner-in, kur vendosi të ndante rrugët artistike prej tij. Sipas vetë Parton-it, edhe pse kujtesa e saktë e ditës i shpëton pas gjithë atyre viteve, legjenda thotë se ‘Jolene’ dhe ‘I Will Always Love You’ u shkruan të njëjtën natë, në të njëjtën seancë krijuese, njëra e frymëzuar nga një arkëtare banke që flirtonte me të shoqin, tjetra si letër lamtumire për partnerin e saj muzikor. Dy nga këngët më të mëdha të karrierës së saj, të lindura brenda pak orësh nga njëra-tjetra. Vite më vonë, kur Elvis Presley shprehu dëshirën të këndonte ‘I will always love you’ , kërkoi pjesë të të drejtave të autorit dhe Parton refuzoi. Në atë moment dukej budallallëk i madh t’i thuash jo Elvis Presley-t, por sot e dimë se ishte një nga vendimet më të mençura biznesi në historinë e muzikës. Dekada më vonë, kur Whitney Houston e regjistroi këngën për filmin ‘The Bodyguard’ (1992), e shndërroi në një nga baladat më të mëdha të muzikës pop të të gjitha kohërave, Parton mbeti pronare e plotë e saj dhe fitoi nga ajo këngë më shumë sesa mund të kishte imagjinuar kur e shkroi, e vetme, në një dhomë hoteli.

Në vitin 1980, Parton debutoi në kinematografi me ‘9 to 5’, një film komedi ku luajti krah Jane Fonda-s dhe Lily Tomlin-it, në rolin e tri grave zyre që hakmerren ndaj shefit të tyre, një histori që u kthye menjëherë në klasik. Për këtë film shkroi edhe këngën me të njëjtin titull, eksperiencë e cila i solli nominime për Grammy dhe Oscar. Dy vjet më vonë, në 1982, fitoi Golden Globe për rolin e saj në ‘The Best Little Whorehouse in Texas‘. Karriera e saj në kinema vazhdoi me role të tjera gjatë viteve në vijim, ndërsa si autore këngësh mori edhe dy nominime të tjera për Oscar për këngën më të mirë origjinale, për filmat ‘Beethoven’s 2nd‘ dhe ‘Transamerica’.”
Pas RCA Victor, kaloi te Columbia Records në fund të viteve ’80, ku bashkëpunoi me disa nga zërat më të mëdhenj të kohës Emmylou Harris, Linda Ronstadt dhe Cat Stevens,
Lista e nderimeve të saj është pothuajse pa fund: 11 çmime Grammy, tre Emmy, gjashtë Golden Globe, një Tony, një Oscar nderi dhe u konsiderura botërisht ‘Mbretëresha e muzikës Country’. Në 2022 u përfshi në Rock & Roll Hall of Fame, pavarësisht se fillimisht kishte hezituar ta pranonte nominimin, duke thënë se nuk e ndjente veten ‘mjaftueshëm rock’. Historia i dha të drejtë industrisë, jo asaj. Eksperienca në Rock & Roll Hall of Fame e frymëzoi të nisë një projekt të ri: në moshën 77-vjeçare. Në 2023, nxori ‘Rockstar’, albumin e saj të 49-të , hera e parë që përqafoi tërësisht zhanrin rock, në bashkëpunim me Paul McCartney, Stevie Nicks dhe Elton John. Ishte albumi që arriti vendin më të lartë të gjithë karrierës duke u radhitur në vendin e tretë mes 200 albumeve në listen e garës.

Edhe përtej këtij suksesi të fundit, numrat e karrierës së saj mbeten të paprecedentë Ajo ka 25 singëll që arritën të renditen në vendin e parë të muzikës country, rekord absolut për një artiste femër. Ka gjithashtu afërsisht 50 albume ndër top-10-ëshet e muzikës country, po ashtu rekord në histori.
Me numrin total të nominimeve për Grammy, Parton renditet e treta mes grave në historinë e këtij çmimi, pas Beyoncé-s dhe Taylor Swift-it.
Flokët platino, xhevahiret e rreme, silueta e ekzagjeruar, Parton e ktheu imazhin e saj në ‘armën e saj më të mprehtë’. E kuptoi, para kujtdo tjetër, se një grua, mund të dukej si ‘bjondja budallaqe’ dhe njëkohësisht të ishte personi më i zgjuar në dhomë. Ai kontrast mes shkëlqimit sipërfaqësor dhe zgjuarsisë së saj të pamohueshme u bë gjuha me të cilën ajo i foli botës.
Parton dhe Carl Dean nuk patën fëmijë, ajo kishte probleme shëndetësore që ajo vetë e ndau publikisht vetëm vite më vonë. Në mesin e viteve ’80, u diagnostikua me endometriozë dhe pas komplikacioneve e detyruan të kalonte një histerektomi të pjesshme në 1985, ndërhyrje që ia hoqi përgjithmonë mundësinë për të lindur fëmijë.

Në një bisedë me Oprah Winfrey-n në 2020, Parton foli hapur për këtë kapitull të jetës së saj, duke thënë se mungesa e fëmijëve i dha atë liri që i nevojitej për t’ia kushtuar veten tërësisht karrierës, dhe se e shihte këtë si pjesë të një plani më të madh. Nëse s’kishte fëmijë të vetët, atëherë fëmijët e të tjerëve mund të bëheshin, në një farë mënyre, të sajët. Kjo bindje u bë themeli emocional i ‘Imagination Library’, projektit që ajo ndërtoi për të dhuruar libra falas çdo fëmije, nga lindja e deri në moshë të avancuar shkollore. Ajo që nisi si mënyrë për të bërë paqe me një humbje personale, u shndërrua me kohë në një nga trashëgimitë më të gjera e më domethënëse të jetës së saj, miliona fëmijë anembanë botës janë pjesë e familjes që ajo vetë zgjodhi ta ndërtonte.
Deri në verën e këtij viti, mbeti krijimtarisht aktive. Mori pjesë në premierën e ‘Dolly: An Original Musical’ në Nashville, dhe në turneun simfonik ‘Dolly Parton’s Threads: My Songs in Symphony’, ku këngët e saj interpretoheshin nga zëra të tjerë, ndërsa ajo shfaqej mbi ekran, ende prezente,
Imagination Library sot dërgon libra falas në disa vende të botës, një grua nga një kasolle e vogël në malet e Tennessee-t, e bërë pjesë e fëmijërisë së miliona njerëzve që s’e panë kurrë skenën ku këndoi. Dikur këndoi’do të të dua përherë’, sot, bota ia kthen atë dashuri, njëherë e përgjithmonë.
– THELB,

